• |
ide | kryesore

Kourtney Kardashian konfirmoi martesën me disa foto nga dasma e saj me Travis Barker.

-Instant, Paparazzi, Slider



Kourtney Kardashian konfirmoi martesën me disa foto nga dasma e saj me Travis Barker.

“Derisa vdekja të na ndajë”, ka shkruar ylli i “Kardashians”, përkrah fotove bardh e zi në Instagram.

Kardashian veshi një fustan të shkurtër të bardhë, jotradicional. Ndërkohë, Barker ishte veshur me një kostum të zi dhe syze dielli të zeza.

Të sapomartuarit qëndronin në një nga fotot përkrah gjyshes së Kardashian, Mary Jo Campbell dhe babait të Barker, Randy Barker, të cilët duket se kanë qenë dëshmitarët e vetëm në ceremoninë në Santa Barbara, Kaliforni.

Megjithatë, sipas TMZ, çifti pritet të ketë një festë më të madhe dasme në Itali në të ardhmen e afërt.

Kardashian ka tre fëmijë, Mason, 12 vjeç, Penelope, 9 dhe Reign, 7, me ish të dashurin Scott Disick. Ndërsa Barker ka djalin Landon, 18 vjeç, dhe vajzën Alabama, 16, me ish-bashkëshorten, Shanna Moakler. Fëmijët e tyre duket se nuk ishin të pranishëm në dasmën në Kaliforni. Megjithatë, ata pritet të jenë në dasmën italiane.

Kardashian dhe Barker gjithashtu patën një martesë në Las Vegas muajin e kaluar, por ceremonia nuk ishte zyrtare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *