• |
ide | kryesore

Mali i Zi në Ballkanin e hapur?/ Gjukanoviç përplaset me Dritan Abazoviç

-Instant, Arkiva, Kryesore



Ndryshe nga sa u paraqit në Serbi she Shqipëri, nga mediat e regjimeve të Ramës dhe Vuçiçit ideja se së shpejti Mali i Zi do ti bashkohet ballkanit të hapur duket se nuk është një punë e kryer. Pasi kryeministri me origjinë shqiptare Dritan Abazoviç u deklarua pak ditë më parë pro “Open Balkan”, këtë radhë ishte presidenti i kërij vendi. Milo Gjukanoviç, partia e të cilit mbështett me votat e saj qeverinë, i cili pretendon krejtësisht të kundërtën. Gjukanoviç, pas takimit që pati të martën me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, tha se Malit të Zi dhe shteteve të rajonit u duhet anëtarësimi në Bashkimin Evropian e jo alternativat, siç e quajti ai ‘Ballkanin e Hapur’.

Piruetat/ Dy fytyrat e Ramës për “Open Balkan”

Deklarata e bërë në krah të kreut të një shteti i cili e ka kritikuar hapur nismën e Ramës dhe Vuçiçit, nuk është krejtësisht e pafajshme. “Disa herë e kam deklaruar publikisht se nuk mendoj se kjo është një nismë optimale. Më tepër e shoh atë si një lloj kopje të Procesit të Berlinit’, tha Gjukanoviç.

Đukanović i Štanmajer

Milo Gjukanoviç dhe Steinmeier⇑

Presidenti malazes ka dalë në mbështetje të zërave që e shohin ballkanin e hapur si një shantazh ndaj BE-së që nuk po i fut në gjitin e saj vendet e ballkanit perendimor. Ai ka thënë se vendeve tona nuk i duhet një gjë e tillë: “Nuk mendoj se kemi nevojë për alternativë, kemi nevojë për anëtarësim. Prandaj mendoj se është krejtësisht e natyrshme që ne të vazhdojmë procesin e negociatave me BE-në me shpejtësi të plotë. Unë besoj se kjo Qeveri do ta bëjë këtë. Besoj se së shpejti do të zhbllokojmë procesin e negociatave në fushën e sundimit të ligjit dhe kështu do të fillojmë mbylljen e kapitujve të negociatave dhe besoj se me pjesëmarrjen e plotë në Procesin e Berlinit do t’i japim vetes një moment të mirë dhe se Mali i Zi do të vlerësojë avantazhin që e ndërtuam në periudhën paraprake dhe u bëmë anëtari i parë i ardhshëm i BE-së’, vijoi ai.

Gjukanoviç ka folur edhe në lidhje me idenë se Dritan Abazoviç mendon pro Open Ballkan: “‘Ne kemi qëndrime të ndryshme për këtë iniciativë. Unë kam dëgjuar shumë herë prej tij se si pjesë e mbështetjes së tij për të gjitha nismat rajonale, e mbështet edhe këtë. Gjithashtu, disa herë e kam deklaruar publikisht se nuk mendoj se kjo është një nismë optimale”.

Programi i qeverisë/ Rama e në kthen propagandë për Open Balkan

Një javë më parë Dritan Abazoviç, e ka bërë të ditur se është pro iniciativës rajonale “Ballkani i Hapur”. Në një intervistë për “Klan Kosova”, Abazoviç tha se kjo iniciativë është e krijuar që brenda vetes t’i ketë të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe se Kosova është ajo që përfiton më së shumti. “Ballkani i Hapur” është i bërë për gjashtë shtete, nuk është i bërë për pesë shtete e gjysmë ose tre shtete e gjysmë, ose për 4.7 shtete, por për gjashtë shtete. Gjithkush që merr pjesë përfaqëson vetveten dhe shtetin e vet. Mendimi im, ndoshta jam gabim, është se interesi më i madh në rajon është i Kosovës që të jetë në çdo iniciativë rajonale”. Kryeministri Rama e pati përshëndetur këtë qëndrim duke deklaruar: “Samiti i ardhshëm do të jetë në Ohër (10 qershor), dhe unë nga ana ime do bëj inkurajimin tim për Dritanin që të jetë në tryezë, pasi ai ka qenë optimist ndaj kësaj nisme”.
Por e vërteta është pak më ndryshe. Abazoviç drejton një qeveri pakice e cila mbështetet gjerësisht nga votat e social demokratëve të presidentit Milo Gjukanoviç. Për hir të së vërtetës ai ka deklaruar se vendi i tij mund të aderojë në “Open Balkan” vetëm nëse dy të tretat e qeverisë vendosim pro një teme si kjo apo si ajo e pronave të kishës ortodokse. Pra Abazoviç nuk e ka të mundur edhe po të dojë ta realizoje futjen ePodgoricës në nismën Rama-Vuçiç. Dhe sidomos pas deklaratave të presidentit Gjukanoiviç, pas takimit me homologun e tij gjerman Frank-Ëalter Steinmeier, prtetendimet e mediave qeveritare ne Tiranë dhe Beograd për një aderim të ri në Open Balkan, duken më irealiste se kurrë.

©Lapsi.al

 



12 Comments

    1. Nje pergjigje ne shqip per Turi veronen Te drejte ka Gjukanovici sepse ka shumicen e votave ne parlament e jo Dritani (edhe pse ne e quajme shqiptar) qe ka vetem 3 deputete Du you understand ?

  1. Vetem ne Shqiperi ndodh qe mediat kryesore te vendit te jene te kapura nga nje person i vetem. Prej shume vitesh tashme sulmohet rregullisht, si neper portale e ashtu neper studiot televizive te darkes, kushdo qe ketij personi i del perpara. Vetem nqs je me te nuk prekesh e cenohesh nga mediat, ne qoftese je kunder ti apo dhe ne qoftese je thjeshte asnjanes, shpallesh “armik” e germohen deri ne shpifjet me te ulta kunder teje. Nje pershtatje e fashizmit “Par Excellence” ne vitin 2022.

  2. Më poshtë, reagimi i plotë i Berishës, i cili tjetër gjë thoshte atëhere, e tjetër gjë thotë tani:

    “Të dashur miq, drejtuesit e dy partive kryesore të vendit firmosën sot një marrëveshje, me të cilën i dhanë zgjidhje njerës prej krizave politike më të rrezikshme të këtyre 26 viteve të fundit, që prej disa muajsh kishte rrokur vendin.

  3. Open Balkan (si cdo gje qe ka idhje me serbet), eshte si ajo murtaja qe ia prish karrieren(pushtetin) dhe e e vendos perfundimisht (edhe ne mos sot, neser e sigurte) ne histori gjithkend qe guxon te eksperimentoje ne nje bashkim vellazerim me serbet. Deri tani viktime e ketyre marreveshjo-tradhetive me cetniket serbe, ka qene Thaci(per ndarje te veriut dhe Zajednicen), si dhe Rama(per ndarjen e veriut dhe sidomos per OpenBallkan). Duke pare qe as nuk e rezliauan dot, dhe as ska shans ta rezliazojne dot, as njeren as tjetren, as Thaci as Rama, nuk e kuptoj se pse politikane te tjere, nuk mbledhin mend me ca u ndodhi Rama-Thacit,qe nuk ka kush qe ua heq njollen e tradhetarit, por duan te behen si ata. E kam fjalen per Dritan AbazoVicin dhe Erjon Veliajn (qe ne prapaskene po punon fuqishem per Minishengen,perfshire lobimin edhe tek Dritan AbazoVici). Si kuptoj kete Veliajn dhe AbazoVicin, se si duan edhe keta te dy te behen tradhetare. i pari per tia bere qejfin 2 shefave te tij, dhe i dyti per ta mbajt mire edhe me partite serbe ne Mal te Zi, por edhe sepse papritur i duket vetja zvicerian(kozmpolitan i madh shume ky Dritani! Mjere nje te tjeret qe kemi mbetur te prapambetur). O Dritan AbazoVici shfrytezo keto pak muaj pushtet tranzitor qe ti kane dhuruar te tjeret, e bej ndonje gje per Ulqinin (nqs ndihesh shqiptar Ulqini dhe jo serbo-boshnjak) dhe leri temat e medha se sjane per ty, dhe mos i jep mend Kosoves, se Kosova jo vetem qe nuk fiton me se shumti sic thua ti, por as nuk humb me se shumti. Bile qe ta dish me se shumti do humbin shqiptaret e Malit te Zi,kur do i ulet perqindja, dhe do i rritet asimilimi, njesoj si ne shqiperi kur do kemi nje dyndje te re sllavesh drejt bregdetit, dhe zbrasje e Shqiperise edhe nga pjesa qe ka mbetur. Prandaj o pisa , po e luftojme Open Ballkan, se per ekonomi, sma ndjen shume(nqs fermeret shqiptare ne ballkan e pranojne, e gezofshin). Kosova dhe gjithe anti-minishengenistat shqiptare ne Shqiperi, dhe Ballkan, duhet te bejne lobim tek cdo armik i Minishengenit, perfshi Gjukanovicin, presidentin maqedonas, Kroacine, Bosnjen, Bullgarine etj, dhe ti leme 2 shqipfolesit ballkanas te mbajne shpresa me Vucicin dhe Dodikun. Sic kam thene qe nga dita e pare, KURRE sdo kete Minishengen, prandaj mos te lodhen kot kjo 3shja , dhe as ajo tufa e gazetareve te shitur, ne Kosove

      1. Kopil semafori, mos e deformo fjalen e shenjte Kosova, se te del ndonje dhe ti krasit koqet.Mos bej shaka me keto tema,se mbetesh pa koqe, perjashto koqet e te tjereve qe zakonisht i mban ne goje

  4. Sali Berisha për të krijuar një takim me zotin Pompeo gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, madje dhe spontanisht në korridoret e hotel Mak-Albania (ish-Sheraton).

    I njëjti burim konfirmon se ekipet e sigurisë janë njoftuar për këtë fakt dhe janë njohur me fotografinë e Berishës për të parandaluar prezencën e këtij personi në mjediset ku do të ndodhej zoti Pompeo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *