• |
ide | kryesore

Aksident në Dhërmi, shoferi hidhet nga betonierja për të shpëtuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një betoniere është përplasur me një kamion mesditën e sotme në Dhermi. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të resorteve luksoze në zonë.

Lapsi.al mëson se nga aksidenti është plagosur shoferi i betonieres, i cili ka marrë plagë në këmbë pas hedhjes nga mjeti.

Shkaku i aksidentit është është ende i paqartë. Më poshtë njoftimi i policisë për ngjarjet dhe pamjet që sjell Lapsi.alMë datë 17.05.2022, në lagjen Drimadhë, fshati Dhërmi, Himarë, një betoniere me drejtues shtetasin N.A., 50 vjeç, ka goditur nga mbrapa një kamion të parkuar, ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i betonieres, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



1 Comment

  1. Si shoferi i gjykates u be oficer i policise gjyqsore Tirane ndersa gruaja gjyqtare ne Lushnje thotë:

    Ne Shqiperi qarkullojne mjete jashte kushteve teknike te cilat jane burim per aksidente te renda. Blendi Gonxhe ka ndonje fjale per te thene ?
    Autobuzat ne Tirane, betonierja sot, kamioni me zhavor dje e me rradhe.
    Kur ndodhin aksidente ne asnje rast nuk dalin fajet per rruget dhe makinat qe nuk kolaudohen. Mjafton shume pak leke dhe mund te dale ne qarkullim eshte nje makine e shpartalluar teknikisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *