• |
ide | kryesore

Aktori i njohur kërkon falje publike pas shakasë për Amy Winehouse

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori Neil Patrick Harris ka kërkuar së fundmi falje pas shakasë për këngëtaren e Amy Winehouse.

Pas vdekjes së këngëtares të mirënjohur nga helmimi me alkool në korrik 2011, Harris dhe bashkëshorti i tij, David Burtka, organizuan një festë të Halloween-it që u bë virale.

Siç shihet në një foto të rishfaqur së fundmi nga festimet, festa paraqiste një pjatë mishi që ishte dekoruar  dhe projektuar për t’u dukur si një kufomë në kalbje — duke përfshirë një model flokësh , për të cilin Winehouse ishte e famshme.

Pjata përmbante gjithashtu një shenjë të vogël që e përshkruante në mënyrë specifike si “Kufoma e Amy Winehouse” dhe e përshkruante pjatën si “Brinjë viçi, mish derri , sallam pule në një salcë pikante BBQ”.

Harris iu drejtua pjatës dhe polemikave në një kërkim falje për Entertainment Weekly të hënën, duke thënë: “Një foto u rishfaq së fundmi nga një festë me temën e Halloween-it, unë dhe burri im organizuam 11 vjet më parë. Ishte për të ardhur keq atëherë, dhe mbetet për të ardhur keq tani. Amy Winehouse ishte një talent  dhe më vjen keq për çdo dëmtim të shkaktuar nga ky imazh.”

Buzzfeed raportoi për foton, e cila u postua fillimisht në Twitter nga bashkëshorti tashmë i Jesse Tyler Ferguson, Justin Mikita, i cili ishte i ftuar në festë. Mitka e fshiu me shpejtësi postimin, por jo përpara se të shihej dhe të fotografohej nga  përdoruesit e  tjerë të Twitter./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *