• |
ide | kryesore

‘Braktisen bananet’/ E fshehur në një anije që vinte nga Kolumbia, sekuestrohet kokainë në Durrës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Strategjia e bërë tashmë ‘rutinë’ e transportimit të lëndëve narkotike në kamionë me banane duket se është ‘braktisur’ nga trafikantët, ndërsa metoda të reja kanë dalë në sipërfaqe këtë të martë. Mësohet se një sasi e konsiderueshme prej mbi 50 kg kokaine është zbuluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, e vendosur në një anije me qymyr që vinte nga Kolumbia. Kokaina është kapur në hambarin e anijes “Unistream” me flamur të Antigua Barbuda nga Ishujt Karaibe. Ajo ishte e ndarë në 53 pako, në 2 çanta dhe deri më tani bëhet fjalë për 50 kg, teksa kontrolli do të vijojë sërish rreth orës 10:00 , pasi droga ishte futur mes qymyrit.

Kanë qenë autoritetet ndërkombëtare që kanë sinjalizuar Policinë Shqiptare për sasinë e drogës dhe më pas është kryer edhe operacioni nga Task Forca e Durrësit që ka zbuluar kokainën në anijen që sillte qymyr nga Kolumbia. Kjo nuk është hera e parë që kapet drogë në portin e Durrësit. Hera e fundit ishte vetëm pak javë më parë, në 5 prill ku u kap 1 kg heroinë, teksa ndër sasitë më të mëdha të sekuestruara ka qenë ajo në janar ku u kapën 119 kg kokainë të ngarkuara me kamionët me banane.


2 Comments

  1. Kur kapet nje rruge kalojne nente te tilla ky eshte raporti . Imagjinojeni sesa drog futet ketu .
    Sekti mavi e ktheu kete vend ne kolumbine e europes

  2. Po mire mo po kaq polici idiote kemi ne qe nuk lejon drogen te beje rrugetimin deri ne destinacion per te zbuluar boset e saj
    Sic duket zinxhiri pritet qellimisht, kokat e krimit te organizuar drejtojne institucionet tona shteterore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.