• |
ide | kryesore

Dybala e Perisic, ndryshimi i fanellave realitet: argjentinasi te Inter e kroati te Juventus

-Instant, Sport



Duke gjykuar nga lotët në sy mbrëmë, në fund të ndeshjes, dukej vërtet e vështirë të imagjinohet një e ardhme për Dybalan me fanellën e Inter. Të paktën po aq sa të imagjinosh Perisicin të veshur bardhezi, pas një sezoni kaq të jashtëzakonshëm dhe një lidhje shumë të ngushtë me zikaltrit. Megjithatë e gjithë kjo mund të kthehet në realitet për rreth dyzet ditë, kohë që do t’i japë fund zyrtarisht marrëdhënies së tyre me Juventusin dhe Interin. Një shkëmbim i bujshëm fanellash, nisur nga rivaliteti mes dy klubeve, që sot për sot ka mundësi konkrete për t’u realizuar.

Megjithatë, dy situata të ndryshme. Juve “e hodhi poshtë” Dybalan, Interi i bëri një ofertë Perisic, por kroati nuk e konsideroi – të paktën tani për tani – të përputhshëm me vlerën e tij. Për argjentinasin, Marotta ka lëvizur prej kohësh, duke studiuar për të një kontratë në përputhje lojtarët e tjerë të mëdhenj interistë, Brozovic dhe Lautaro për të qenë të saktë. Buxheti mund të sigurohet nga largimet e Sanchez dhe Vidal, duke i garantuar kështu klubit marzhe veprimi dhe njëkohësisht ulje të shumës së pagave. Një interesim që Dybala e ka vlerësuar: dashuria për Juventusin është e sinqertë dhe e thellë, të paktën po aq sa zhgënjimi për një ndarje të dhimbshme. Interi nuk do të ishte një “hakmarrje”, por një ndryshim rrënjësor i jetës, i domosdoshëm për të rifilluar.

Për Perisic, nga ana tjetër, Juve filloi punën menjëherë pas finales së Kupës së Italisë, në mbrëmjen kur kroati mposhti mbrojtjen e bardhezinjve me depërtimet e tij. Ofertës së Interit (dyvjecare me opsion për vitin e tretë për 4.5 milionë plus bonus si pagë), klubi bardhezinj iu përgjigj, duke nisur me 6 milionë në vit plus bonus. Një propozim që e ka joshur Perisic, i cili për momentin nuk ka marrë ende asnjë vendim: interesimi i Juventusit mund të jetë një kartë për të luajtur në takimin që, nëse nuk ka ndryshime, do të bëhet javën e ardhshme mes stafit të kroatit dhe drejtuesve të Interit. Ivan vazhdon t’u japë përparësi zikaltërve, me kusht që kompania të bëjë, të paktën nga këndvështrimi i tij, një hap përpara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *