• |
ide | kryesore

Hetimi/ Avioni me 132 persona në bord u rrëzua qëllimisht (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Rrëzimi i një avioni Boeing në 21 mars në Kinën jugore u shkaktua qëllimisht. Kjo u zbulua nga “Wall Street Journal” në një artikull ku citon burime të qeverisë amerikane e cila ishte vënë në dijeni pas analizimit të të dhënave që dolën nga kutia e vetme e zezë e gjetur në vendin e fatkeqësisë. Në bordin e avionit, ekuipazh dhe pasagjerë ishin 132 persona nga të cilët asnjë nuk mbijetoi.

“Aeroplani është komanduar nga dikush në kabinë”, – shpjegon një nga burimet. Autoritetet kineze të ngarkuara me kryerjen e hetimeve deri më tani nuk kanë gjetur asnjë problem mekanik apo elektronik që mund të shkaktonte përplasjen. Avioni konsiderohej si një nga modelet më të avancuara të industrisë globale të aviacionit civil sa i përket sigurisë.

Sipas gazetës amerikane, hetuesit amerikanë e kanë përqendruar vëmendjen në veprimet e një prej pilotëve, pa përjashtuar mundësinë që dikush të ketë hyrë në kabinë dhe të ketë shkaktuar qëllimisht rrëzimin. Amerikanët thonë se nuk kanë pasur aksesin e duhur në informacione nga homologët kinezë.

Kompania China Eastern i tha Wall Street Journal se deri më tani nuk është gjetur asnjë provë që tregon se avioni ka pasur probleme teknike. Linja ajrore nuk ishte e përfshirë në hetim dhe iu referua ekskluzivisht raportit paraprak të lëshuar nga qeveria e Pekinit më 20 prill. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *