• |
ide | kryesore

‘I shqetëson ekzistenca jonë’, Peskov: SHBA, shtet armiqësor ndaj Rusisë

-Instant, Lajme, Planet



“Vetë ekzistenca e Rusisë duket se shqetëson Perëndimin.” Kështu është shprehur ditën e sotme zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov.

Duke folur sot në maratonën stërvitore “Horizontet e Reja” organizuar nga Shoqata Znani (Dituria), Peskov tha se Perëndimi është i gatshëm të bëjë gjithçka për të penguar Rusinë të jetojë ashtu siç dëshiron, veçanërisht për Shtetet e Bashkuara, ai tha se janë që duhet theksuar se janë bërë një shtet armiqësor ndaj Moskës.

“Duket sikur vetë ekzistenca e Rusisë po shqetëson Perëndimin dhe ata janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të na penguar të rritemi dhe të jetojmë ashtu siç duam,” citohet të ketë thënë ai nga Tass.

Lidhur me luftën në Ukrainë ,  zëdhënësi i Kremlinit vuri në dukje se Federata Ruse ka besim se do të fitojë, se do të arrijë qëllimet e saj dhe se “çdo gjë do të shkojë mirë”.

“Çdo luftë përfundon në paqe dhe në atë paqe do të dëgjohet zëri i Rusisë”, shtoi zyrtari rus

Peskov theksoi gjatë fjalës së tij se Rusia nuk mund të izolohet në asnjë mënyrë. Sipas tij, një shtet që nuk mbron vazhdimisht interesat e tij, humbet sovranitetin.

“Rusia po mbron vazhdimisht interesat e saj,” shtoi Peskov, duke shpjeguar se për të paktën dy dekada vendi është zhvilluar, “duke përdorur të gjitha llojet e krizave për të rinovuar, përmirësuar dhe forcuar veten, për të hapur horizonte të reja dhe mundësi të reja për brezat e ardhshëm.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *