• |
ide | kryesore

Kokaina mes qymyrit/ Detaje nga operacioni në Durrës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas qindra kilogramëve të kapur në kamionët e ngarkuar me banane nga Ekuadori, trafikantët duket kanë gjetur një mënyrë tjetër për të transportuar drogë.

Një sasi e konsiderueshme prej mbi 60 kg kokaine është zbuluar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, e cila ishte vendosur në një anije me qymyr që vinte nga Kolumbia.

Kokaina është kapur në hambarin e anijes “Unistream” me flamur të Antigua Barbuda nga Ishujt Karaibe. Ajo ishte e ndarë në 53 pako, në 2 çanta dhe deri më tani bëhet fjalë për 60 kg, teksa kontrolli do të vijojë sërish, pasi droga ishte futur mes qymyrit. Policia bëri kontroll me qen antidrogë, por nuk e pikasën kokainën, për pasojë do të kontrollohet gjithë sasia e qymyrit prej 6500 ton.

Kapiteni i anijes është nga Rusia, teksa deri tani nuk ka persona të ndalur. Kanë qenë partnerët ndërkombëtar që kanë sinjalizuar Policinë Shqiptare për sasinë e drogës dhe më pas është kryer edhe operacioni nga Task Forca e Durrësit që ka zbuluar kokainën në anijen që sillte qymyr nga Kolumbia.

Anija është nisur nga porti i Barranquilla në Kolumbi në 26 prill në orën 11:32 dhe ka mbërritur në Portin e Durrësit në 16 maj, pra një ditë më parë në orën 08:32. Nuk dihet nëse sasia e drogës kishte si destinacion final Shqipërinë apo Porti i Durrësit ishte përdorur si tranzit nga trafikantët.

Kjo nuk është hera e parë që kapet drogë në Portin e Durrësit. Hera e fundi ishte vetëm pak javë më parë, më konkretisht në 5 prill 1 kg heroinë, teksa ndër sasitë më të mëdha ka qenë ajo në janar ku u kapën 119 kg kokainë të ngarkuara me kamionët me banane.



1 Comment

  1. Lerini detajet sepse e dime shume mire se e kujt eshte .
    Pyetja eshte pse nuk kapen pergjegjesit , pse nuk kapet ndonje prej tyre gafil ?
    Pergjigjja eshte e thjeshte dhe retorike , ketu krimi dhe shteti jane bere bashk prej kohesh .
    Tashme , krimi dhe shteti eshte nje amalgam i pandashem .

    Sekti mavi nga diviza :
    Ne themi Lenini nenkuptojme atdheun
    Ne themi atdheu dhe nenkuptojme Leninin
    kaloi tek diviza tjeter
    Ne themi krimi dhe nenkupton shtetin
    Ne themi shteti dhe nenkupton krimin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *