• |
ide | kryesore

Lëvizje në PS/ Rama “shkarkon” Ulsi Manjën nga Dibra, dërgon Ballukun

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja është transferuar si drejtues politik i PS-së në Lezhë. Më herët ai kishte mbajtur të njëjtën detyrë në Dibër. Në vend të tij në Dibër si drejtuese qarku është caktuar Belinda Balluku.

Këto ndryshime janë njoftuar nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri teksa ka prezantuar Manjën në Lezhë.

“Me strukturat e Partisë Socialiste të Qarkut të Lezhës ku prezantova Ulsi Manjën si drejtuesin e ri politik. Falënderova Blendi Klosin për punën e bërë deri më tani në këtë qark. Në cilësinë e Sekretarit Organizativ, në këtë fazë, Blendi ka një përgjegjësi të shtuar duke ju përkushtuar plotësisht mbarëvajtjes së procesit të brendshëm zgjedhor të partisë në territorin e 61 bashkive. Punën e mirë të bërë nga Ulsiu në Qarkun e Dibrës do ta vazhdojë më tej Belinda Balluku”, – shkruan Gjiknuri.

Këto ndryshime vijnë pasi kryeministri Edi Rama mblodhi drejtuesit politikë të qarqeve dhe komisionin e posaçëm të Kryesisë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor për kryetarët e 61 degëve të PS-së. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Më poshtë, reagimi i plotë i Berishës, i cili tjetër gjë thoshte atëhere, e tjetër gjë thotë tani:

    “Të dashur miq, drejtuesit e dy partive kryesore të vendit firmosën sot një marrëveshje, me të cilën i dhanë zgjidhje njerës prej krizave politike më të rrezikshme të këtyre 26 viteve të fundit, që prej disa muajsh kishte rrokur vendin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *