• |
ide | kryesore

Matthaus i tërbuar me Bayern: “Lewandowski? Kurrë nuk kam parë një trajtim të tillë”

-Instant, Sport



Lothar Matthaus nuk lë gjë pa thënë kundër Bayern Mynih për situatën që është krijuar rreth Robert Lewandowskit. Sulmuesi, në qendër të zërave të merkatos, ka bërë të ditur se dëshiron të shkojë dhe të jetojë një eksperiencë të re larg Gjermanisë, edhe pse ka ende një kontratë deri në vitin 2023 me bavarezët. Nga ana e shoqërisë, fillimisht erdhi konfirmimi i këtij vullneti të polakut e, më pas, presidenti Hainer saktësoi se sulmuesi duhet të respektojë kontratën edhe për një vit.

Me pak fjalë, një konfuzion i madh, që, për ish-legjendën gjermane, është absolutisht absurd. Duke folur për SkySport Deutschland, Matthaus është shprehur: “Ka shumë konfuzion. Ajo që ndodhi me Lewandowskin nuk ishte parë kurrë në lidhje me një nga lojtarët më të mirë në historinë e klubit. Me sulmuesin ata supozohej të flisnin muaj më parë, Barcelona ende nuk e kishte Xavin dhe as idenë për të marrë një super sulmues. Sa lojtarë të klasit botëror ka pasur Bayern në 30 vitet e fundit përveç tij? Asnjë! Dhe e trajton kështu?”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *