• |
ide | kryesore

Me armë pa leje në banesë, bie në pranga 35-vjeçari në Dibër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 35-vjeçar në Radomirë të Dibrës ka rënë në prangat e policisë, pasi mbante armë pa leje. Gjatë operacionit “Radomira” është sekuestruar arma dhe është vënë në pranga poseduesi.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: B. H., 35 vjeç, banues në fshatin Radomirë, Dibër. Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *