• |
ide | kryesore

Megan Fox nxit aludimet se është shtatzanë me reperin

-Instant, Paparazzi, Slider



Megan Fox ka nxitur së fundmi dyshimet se është në pritje të ëmbël me reperin Machine Gun Kelly.

Pas pjesëmarrjes në Billboard Music Awards’ Mac dyshja mori pjesë në festën e Diddy-t në  Las Vegas, Tao.

Çifti mbërriti në klub me një limuzinë rozë , dhe Fox “menjëherë nisi të kërcente”, sipas burimeve.

Megjithatë, aktorja nuk konsumoi pije alkoolike, pavarësisht se u ofrua tekila Deleon e Diddy dhe vodka Ciroc  për të ftuarit VIP.“Ajo nuk ka pirë alkool gjatë gjithë natës”, tha një burim për Page Six.

Ky veprim i saj ndezi akoma më shumë spekulimet pas deklaratës së reperit i cili para se të intepretonte  këngën e tij “Twin Flame” dhe tha: “Unë e shkrova këtë këngë për gruan time”. Ai vazhdoi me: “Kjo është për fëmijën tonë të palindur” spasi u dëgjua një tingull i rrahjeve të zemrës.Dyshja u fejua më 12 janar të këtij viti pas një viti e gjysëm lidhje./Lapsi

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *