• |
ide | kryesore

Për muaj nën rrethim, urdhërohet evakuimi nga Azovstal

-Instant, Lajme, Planet



Forcat e armatosura ukrainase njoftuan se kanë urdhëruar evakuimin e të gjithë luftëtarëve në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, duke ia lënë kontrollin e qytetit Rusisë pas një rrethimi që zgjati për disa javë.

“Garnizoni i Mariupolit ka përfunduar misionin e tij luftarak. Komanda supreme ushtarake ka urdhëruar komandantët e njësive të vendosura në Azovstal të shpëtojnë jetën e njerëzve të tyre.”, thuhet në një deklaratë të shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Ukrainës.

Disa orë më herët u evakuuan qindra luftëtarë të plagosur ukrainas nga Azovstal, pas marrëveshjes së arritur me palën ruse, në këmbim të ushtarëve të kapur rob.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *