• |
ide | kryesore

“Pjesë e skenarit dhe djegia e mandateve”/ Meta: 17 maji, dita me e erret e pluralizmit politik!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dalë në konferencë për mediat sot, duke kujtuar marrëveshjen e 5 viteve më parë Rama-Basha.

Ai tha se marrëveshja tinëzare u bë në errësirë të plotë.

“Në këto 32 pasojat shkatërrimtare për drejtësinë të gjitha vazhdojnë t’i ndjejnë edhe sot shumë rëndë si në çdo ditë të këtyre viteve që kanë kaluar. Ajo marrëveshje e realizuar 5 vite më parë në errësirë është ekspozuar në dritën përvëluese të diellit për çdo qytetar të Shqipërisë.

Ajo nuk ishte një marrëveshje kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme që u zhvilluan në kundërshtim me kushtetutën dhe kodin zgjedhor, por ajo vijoi edhe gjatë gjithë fushatës zgjedhore dhe më pas. Ajo vijoi edhe përgjatë 5 viteve, dhe ende gëlon. Ishte pjesë e marrëveshjes së 17 majit, edhe djegia e qëllimtë e mirëkordinuar e mandateve parlamentare të opozitës, duke i garantuar kapjen e pushtetit dhe të institucioneve të pavarua që zgjidhen nga Parlamenti. ishte pjesë e marrëveshjes edhe bojkoti i zgjedhjeve vendore duke i dhuruar parti-shtet kontrollin mbi bashkitë dhe këshillat bashkiake. Ishte pjesë e asaj marrëveshje që t’i lehtësohej puna qeverisë”, tha ai.



2 Comments

  1. Populli i 2 marsit. Ku eshte????
    Sala eshte si eshte po i mbledh njerzit.
    Kurse ti more morr. Nuk mbledh dot njerzit e shpis tende.
    Po kur ben sikur e duan miliona njerez.
    Te gjith e dim se ketu jetojm.
    Lsi po nuk dha lek nuk mbledh dot 20 vet.

  2. Mos u merni me liron.
    Kart e degur. I jan ber letrat gati prej kohesh.
    Rregjistroheni…… Brenda ketij viti, per liron hapet proces gjyqesor.
    Do ta fusin a jo brenda, ngelet per tu pare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *