• |
ide | kryesore

Plagosja e Kërtushës në Durrës/ Berisha: Plumbi është vota në Partinë Socialiste!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Plagosja e Ardit Kërtushës me një plumb në këmbë në Durrës, mesditën e së hënës, ishte një ngjarje plot mister, jo vetëm për zhdukjen e menjëhershme të atentatorit, por edhe për faktin se policia përçoi në media versionin e një konflikti të çastit për motive banale. Vetë i plagosuri tha se u qëllua nga vrasës me pagesë dhe se policia tentoi të përhapë një mjegullnajë në media.

Sot Sali Berisha ka nxitur akoma më shumë hamendësimet duke lënë të kuptohet se ngjarja e ka zanafillën në përplasjet e klaneve brenda Partisë Socialiste të Durrësit për shkak të zgjedhjeve për kryetarë të degëve që po zhvillohen në këtë parti.

Atentat ish-kandidatit të PS: “Policia manipuloi, më qëlluan vrasës me pagesë”

Duke folur para demokratëve në Durrës, për ish kandidatin e Partisë Socialiste, Berisha u shpreh: “Një zyrtar i Partisë Socialiste më thoshte që dëgjoi me vëmendje, nuk u besova veshëve për atë që thoshte Edi Rama’. Pyeta se për çfarë bëhej fjalë, kryetarët do i caktonte komisioni pa votë. Në fakt ai nuk thoshte, por pas dy ditësh u provua që do i caktonte edhe plumbin, jo në zarf, por edhe drejt tij, siç ndodhi me Kërtushën këtu. Kjo është vota që ka PS”.

Plagosja e Ardit Kërtushës nuk është zbuluar ende nga policia. 31-vjeçari ka qenë kandidat për kreun e PS së Durrësit dhe ka hedhur akuza të forta kundër Vangjush Dakos dhe kryetarit aktual.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *