• |
ide | kryesore

Publikohen detaje rreth Mac Miller

-Instant, Paparazzi, Slider



Një tjetër person i përfshirë në çështjen e drogës që çoi në mbidozën e Mac Miller në vitin 2018 është dënuar me më shumë se 17 vjet burg për rolin e tij në shitjen e pilulave me fentanil, ka konfirmuar Page Six.

Stephen Andrew Walter, 48 vjeç, u deklarua fajtor për akuzën e shpërndarjes së fentanilit. Gjykatësi e dënoi Walter me 17 vjet e gjysmë burg dhe 5 vjet lirim të mbikëqyrur.

Sipas Rolling Stone, Walter tha në gjykatë se ishte shumë i penduar për veprimet e tij.

“Unë nuk jam ai lloj personi që dëshiron të lëndojë dikë. Ky nuk jam unë. Por në dokumente thuhet se unë vazhdova të bëja të njëjtën gjë pasi e kuptova që dikush kishte vdekur, kjo nuk është e vërtetë.”

Ai tha se e udhëzoi Ryan Michael Reavis-in që t’ia dorëzonte pilulat Cameron Pettit – rasti i të cilit është ende në vazhdim – dhe besonte se Pettit do t’i gëlltiste pilulat.

“Unë jam duke marrë përgjegjësinë për gjithçka që ndodhi, por ai kurrë nuk më tha se ishin për një person tjetër. Ai kishte përvojë në përdorimin e atyre pilulave. Mendova se ishin për të – për përdorim personal. Dhe më pas ai ia dorëzoi McCormick-ut me kokainë dhe Xanax, ose diçka tjetër. Nuk doja ta bëja këtë dhe nuk kisha ndërmend të bëja asgjë tjetër përveçse t’ia shisja Cameron Pettit. Dhe dy ditë më vonë, pas mbidozës, Cameron nuk më telefonoi dhe nuk më tha për këtë gjë. Kështu që nuk e kisha idenë se dikush kishte ndërruar jetë. Nëse do ta kisha ditur, nuk do të kisha vazhduar ta bëja,” –tha ai.

Walter është një nga tre personat e akuzuar për vdekjen e Mac Miller, ose i njohur ndryshe si Malcolm James McCormick. Reperi ndërroi jetë më 7 shtator 2018, në moshën 26-vjeçare. Ai u gjet pa ndjenja brenda shtëpisë së tij në Kaliforni, nga asistentja e tij personale.

Muajin e kaluar, Reavis u dënua me gati 11 vjet burg. Ndërkohë, sipas burimeve të Rolling Stone, edhe Pettit ka arritur një marrëveshje për pranimin e fajësisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *