• |
ide | kryesore

Sam Asghari reagon pas humbjes së fëmijës me Britney Spears

-Instant, Paparazzi, Slider



Sam Asghari  ka falenderuar së fundmi fansat për mbështetjen e tyre pasi njoftoi se ai dhe  Britney Spears, humbën fëmijën e tyre.

Përmes rrjetit të tij social,Instagram, Asghari u shpreh se ai dhe Spears po “ecin përpara” me të ardhmen e tyre.

“Ne e kemi ndjerë mbështetjen tuaj”, shkroi aki. “Ne po i marrim gjërat pozitivisht dhe po ecim përpara me të ardhmen tonë. Është e vështirë, por ne nuk jemi vetëm. Faleminderit që respektoni privatësinë tonë.”Aktori shtoi se pavarësisht pengesave, dyshja do të “zgjerojnë familjen e tyre së shpejti”.

Postimi i tij vjen vetëm dy ditë pasi dyshja zbuloi lajmin e trishtë pak më shumë se një muaj pasi ata treguan se ishin në pritje.

“Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë se kemi humbur fëmijën tonë  herët në shtatzëni”, thuhet në postimin e përbashkët. “Kjo është një kohë shkatërruese për çdo prind. Ndoshta duhet të prisnim më shumë për njoftimin, megjithatë ishim tepër të emocionuar për të ndarë lajmin e mirë.”

“Dashuria jonë për njëri-tjetrin është forca jonë”, vazhdoi deklarata. “Ne do të vazhdojmë të përpiqemi të zgjerojmë familjen tonë të bukur. Ne jemi mirënjohës për të gjithë mbështetjen tuaj. Ne kërkojmë me dashamirësi, privatësi gjatë këtij momenti të vështirë.”

Këngëtarja shtoi në mbishkrimin e postimit të saj, “Ne jemi mirënjohës për atë që kemi në procesin e zgjerimit të familjes sonë të bukur. Faleminderit për mbështetjen tuaj”, ndërsa trajneri premtoi në komentet e saj: “Do të kemi një mrekulli së shpejti”.

Çifti, i cili u njoh në vitin 2016, u fejua në shtator, vetëm dy muaj para se të përfundonte zyrtarisht konservatori i saj./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *