• |
ide | kryesore

Video/ Afrikani i parë që fiton në Giro d’Italia e pëson në podium: tapa e shampanjës e bën për spital

-Instant, Sport, Video



Triumfi mbi vijën e finishit në Jesi, hyrja në historinë e Giro d’Italias si ciklisti i parë afrikan që fitoi një etapë, e pastaj aksidenti i pabesueshëm në podium. Pasi hoqi mbajtësen nga shishja e shampanjës me të cilën po përgatitej të festonte fitoren, Biniam Girmay u godit në fytyrë nga tapa, që u ngrit në ajër nga presioni. Ai vazhdoi me festimet, por më pas nuk u paraqit në konferencën e rezervuar për fituesin dhe u dërgua në spital për ekzaminim, pasi e kishte të vështirë të mbante syrin e majtë hapur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *