• |
ide | kryesore

VIDEO/ Budina kthehet te Teatri në 2-vjetorin e shembjes: Si vijojnë të na përndjekin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Duke zbardhur 17 maji i 2 viteve më parë u shemb me forcën e policisë Teatri Kombëtar. Një pjesë e artistëve që e mbrojtën për një kohë të gjatë kauzën e Teatrit janë mbledhur sërish në këtë ditë në vendin ku dikur ngrihej kjo godinë. Regjisori dhe aktori Edmond Budina tha se kauza e Teatrit duhet të vijojë pavarësisht se godina u shemb.

“17 maji nuk është ditë vaji, por ditë lufte për ta çuar përpara kauzën e Teatrit Kombëtar. Teatri duhet të ngrihet aty ku ishte, ashtu siç ishte” – tha regjisori Edmon Budina.

“Këta njerëz që vetëm na sulmojnë dhe na kanë lënë pa punë thonë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte në favor të tyre. unë po iu bëj pyetjen e thjeshtë: “Pse nuk po ndërtohet Teatri i ri?”

Me siguri ata po mendojnë se nuk po ndërtohet për shkak se mungon rëra, mungon hekuri sepse janë rritur çmimet e spinaqit dhe preshit… mbase edhe me presh mund të ndërtohet një teatër. Justifikohen me idiotësira nga më të mëdhatë se pse nuk po ndërtohet Teatri Kombëtar.

Ai nuk po ndërtohet sepse Gjykata Kushtetuese na ka dhënë të drejtë. I ka dhënë të drejtë Presidentit të Republikës që duke rrëzuar ligjin special dhe VKM-në duke bërë që prona të kthehet atje ku ishte” – tha Budina. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *