Orët e gjata të lamtumirëave në shtëpinë e Juventusit kanë vazhduar në rrjetet sociale, me Dusan Vlahovic që, pasi shënoi e festoi me Dybala mask në respekt të argjentinasit, ka dashur të përshëndesë numrin 10 me një postim të gjatë. “U desh shumë pak kohë për tu kuptuar që flisnim të njëjtën gjuhë, një shikim dhe ishte menjëherë Joya. Ky është futbolli, miq të dashuruar pas një topi e që ndjekin të njëjtën ëndërr”, ka shkruar serbi – dhe për një gjë jam i sigurt: kudo që të të çojë fati do të vazhdosh të shkëlqesh. Faleminderit për gjithçka, Fat të mbarë për gjithçka dhe të dua fort. Do të na mungosh”.
Dušan Vlahović opens the scoring with a diving header! 💥 pic.twitter.com/XoqaaTba6u
— CBS Sports Golazo ⚽️ (@CBSSportsGolazo) May 16, 2022