• |
ide | kryesore

Zgjedhja e Presidentit/ Balla fton Alibeajn për të negociuar

-Instant, Lajme, Të fundit



Ndërkohë që janë caktuar datat për raundin e dytë dhe të tretë për Presidentin e Republikës, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve të shkonin të diskutonin në lidhje me platformën e Enkelejd Alibeajt për zgjedhjen e një Presidenti konsensual.

Balla tha se zgjedhja e Presidentit nuk bëhet me letra dhe se për këtë duhet të flitet.

“Proces me letra nuk bëhet. Mundësinë të takohemi e të flasim e kemi. Dokumentin ta vendosim në tavolinë e ta negociojmë. U tërhoqët, jeni të gatshëm ta negocioni dokumentin. Hajde, jam i gatshëm të ulemi tani. Mbyllim mbledhjen, ulemi diku dhe e diskutojmë. Dhe nëse biem dakord, dalim e informojmë. Shkoni të grupi juaj dhe konsultohuni për emra. Unë s’po u vë asnjë kusht. Të jetë një dokument që të shërbejë edhe në vitet në vijim,” tha Balla.

Ai ftoi Alibeajn që të merrte grupin e tij dhe të shkonin të bisedonin me të, Spiropalin dhe Gjiknurin.

Alibeaj tha se ishte gati që të negocionin me dyer të hapura dhe me kamera për emrin e Presidentit dhe principet mbi të cilat do të zgjidhet ai.



18 Comments

    1. Mos bej negociata me keto Rama se kto kur nuk po gjejne nje kryetar per partine e tyre nuk do zgjedhin nje president te duhur.Kemi besim ne zgjedhjen tuaj Rama!

  1. aman ca alibeaj po thoni more…leje ta zgjedh ps dhe presidentin se vetem me kandidaturen e ps mund te dal ndonje i hajrit

  2. Uroj te bien dakort dhe te bejne zgjedhjen e duhur. Presidenti duhet te jete nje njeri i denje qe te beje punen sic duhet, jo si ai palo president qe vetem ka zen karrigen kot e ka mbushur xhepat me para

  3. Alibeu nuk kerkon vertet negociata, por po luan rolin qe i kane dhene si nje “politikan premtues” dhe ai qyqari e ka merre seriozisht me shpresen qe te mbetet kryetar i gjysmagjelit PD.

  4. O taulant ca do flasesh me keta o vlla keta jan te marruar nga i pari deri i fundit jepini drejtim vetem mos u merrni me keta

  5. E mbani mend nje vjershe te femijerise se vite e ’70 qe thote:

    Gjysma gjel,
    Gjysma kapua
    Do marr cupen e mbretit grua…

  6. Ja dhe kurvat mavi sapo hengen sufllaqen e radhes . per deser keni mut prandaj shkruani sa me shume o kurva me pagese

  7. Ore po me ket Pd ca bohet??? Smerr vesh as i pari t dytin. Sjan parti per tu marr mendim po qe mir beni qe i perfshini

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *