• |
ide | kryesore

Ahmetaj: Procesi i rindërtimit do të përfundojë në pjesën më të madhe brenda muajit shtator

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
AHMETAJ



Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, zv. kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar para medieve se procesi i rindërtimit pritet të përfundojë gati në të gjithë vendin brenda muajit shtator. Ahmetaj shtoi se pas kësaj periudhe punimet do të vijojnë vetëm te “5 Maji” dhe në zonën e Kombinatit, zona këto ku ka pasur më shumë vonesa për shkak të problemeve me shpronësimet dhe vendimeve të gjykatave.

Do fokusohem te vendimet për rindërtimin. Janë një sërë vendimesh për rindërtim të pallateve apo ndërtimeve individuale. Konfirmojnë edhe përfundimin me faza të objekteve arsimore. Një seri objektesh arsimore janë duke u dorëzuar të përfunduara, ndërkohë statistikë e rëndësishme është se po ndërtojmë 167 shkolla. Vetëm në Tiranë po ndërtohen 37 shkolla, më shumë se në 30 vitet e fundit. Shuma në programin e rindërtimit në të gjitha vitet në ato që kanë kaluar dhe në një vit e gjysmë në vazhdim mund të shkojë në 1.2 mld dollarë. Në të njëjtën kohë ndaj me qytetarët një informacion për pjesëmarrjen e kompanive në procesin e rindërtimit. Programi i investimeve publike më social që ka prekur direkt dhe indirekt gjysmë milioni qytetarë dhe ka pjesëmarrjen më të gjerë të kompanive në të gjitha fazat e veta. Janë vetëm te FSHZH 1377 kompani që marrin pjesë. Fondet janë ndarë me transparencë që nga planifikimi i buxhetit e deri te vendimet e qeverisë. Dua të ndaj me qytetarët që jemi në shumicën e bashkive të dëmtuara nga tërmeti në fund të procesit të rindërtimit. Dy zonat që do vazhdojnë përtej vjeshtës janë 5 Maji dhe Kombinati për shkak të problemeve të pronësisë apo vendimeve gjyqësore”, tha Ahmetaj.



8 Comments

  1. Po sikur palloshi tha se gjithçka mbyllet ne qershor o jevgjit . Apo shto uje e shto miell sa te vine edhe zgjedhjet lokale . meqe ra fjala , vazhdoni akoma dhe shperndani lek termeti o jevgjit? Po sikur ky cikel duhet te kishte perfunduar para nje viti ? Apo do blini perseri votat me to? Huqi del me shpirtin , me ju vetem vdekja ben derman

    1. Jojo…edhe ky ushtar esht
      Te pakten ne ket rast koka per ne durrsaket esht Lali Fiku
      Na vodhi edhe termetin dhe e spostoi te 5 Maji homofobi i vockel…nderkohe qe ne Durres eshte rindertuar nje zero absolute
      Me bekimin e te gjatit ky muhabet patjeter…deputetit te nderuar te qytetit qe rroft sa malet

      1. Zoteri ke shume shume te drejte . Epiqendra apo demtimet me te medhaja i pesoi durrsi dhe thumana ndersa te ardhurat dhe ndertimet i mori tirana . Ne tirane , krahasim me durrsin termeti zere se nuk u ndje fare . Por keta horrat e politikes po pervetesojne eurot per vete dhe kelyshet e tyre . Ky jevgjiti flet pe ndertime te reja shkollash por ne realitet ato ose jane demtuar shume pak ose aspak dhe per keta faktet jane kapul .Por me kete menyre vjedhin pa hesap se nuk i kerkon njeri llogari . Po te investigohen nga drejtesia 100% e ketyre qe kane menaxhuar financat e termetit kane abuzuar tmerresisht dhe duhen denuar me burg .
        Ne qarqet qe nuk i ka zene termeti ka shkolla qe po bien dhe keta nuk vene dore ndersa ne qarqet qe i ka zene termeti po hedhin ne toke dhe shkolla qe minimalisht dhe pa vene dore mbijetojne edhe 30 vjet . Me termetin eshte bere baterdia dhe srtumbullari i gjithçkaje jane palloshi dhe jevgjiti . Korrupsion megagalopan.

  2. Na thate se per nje vit mbaron , pastaj dy , pastaj ne prill te 21 , pastane qershor 22 dhe tani na thoni ne shtator nje pjese qe do te thote se do kete akoma . E qelbet fare , ashtu siç keni qelbur gjithçka qe keni prekur ju ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *