• |
ide | kryesore

“Ajo e Tiranës, finalja më e rëndësishme e karrierës sime”: Mourinho i rrit prestigjin trofeut në ‘Arenën Kombëtare’

-Instant, Sport



“Ajo e Conference është finalja më e rëndësishme e karrierës sime, e donim me cdo kusht. Të tjerat i kam luajtur, kjo duhet të luhet ende dhe dua ta fitoj”. Trajneri i Romës, Josè Mourinho, është gati për finalen kundër Feyenoord, të planifikuar për të mërkurën më 25 maj në Tiranë. “Unë mendoj për rrugën që kemi përshkuar në Evropë, me finalen do të arrijmë në 15 ndeshje. Të luash në Evropë dhe më pas në kampionat pothuajse gjithmonë kundër skuadrave që përgatiteshin një javë për ne do të thotë t’i paguash të gjitha këto me pikë. Duke parë renditjen rishoh menjëherë ndeshjet e së enjtes dhe gabimet e arbitrave”.

“Përballja në gjysmëfinale kundër Leicesterit ishte e vështirë, por ne gjithmonë mendonim se ndeshja e radhës ishte më e rëndësishmja, luajtëm me seriozitet dhe ambicie – vazhdoi Mourinho për Sky Sport – Pastaj pati pasoja negative dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që ta kompensojmë dhe të fitojmë kupën. Feyenoord po përgatitet me një javë më shumë në dispozicion? Nuk është një avantazh i vogël, por një avantazh i madh. Duhet të përballemi me Torinon dhe është një ndeshje e rëndësishme, e vështirë t’i lejosh të pushojnë të gjithë. Është një ndeshje teke dhe duhet ta harrojmë këtë avantazh”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *