• |
ide | kryesore

Aksidentet u ulën me 11.7% në muajt janar-prill, por sjellja e shoferëve mbetet problem

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Numri i aksidenteve në total në 4 muajt e parë të këtij viti ka shënuar rënie dhe njëlloj ka ndodhur edhe me fatalitetet.

Instituti i Statistikave raportoi se në muajin Prill 2022 numërohen 92 aksidente rrugore nga 104 aksidente të ndodhura në muajin Prill 2021, duke u ulur me 11,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Në katërmujorin e parë të vitit 2022, numërohen 377 aksidente rrugore nga 427 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke u ulur me 11,7%.

Në muajin Prill 2022, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 132 persona nga 145 që ishte në të njëjtën muaj të një viti më parë. Në katërmujorin e parë të vitit 2022, numri i të aksidentuarve është 524 persona nga 563 persona të aksidentuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë”, vlerëson INSTAT.

Më specifikisht lidhur me fatalitetet në muajin Prill 2022, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 10 persona, nga 12 persona të vdekur në Prill 2021. Në katërmujorin e parë të vitit 2022, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 56 persona nga 70 persona të vdekur në katërmujorin e parë të vitit 2021.

Ajo që mbetet e pandryshuar është që në shumicën e rasteve shkak për aksidentet është sjellja e shoferëve.

“Në muajin Prill 2022, aksidentet rrugore, në 84,8 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 45 – 59 vjeç, duke zënë 23,9% të numrit të aksidenteve gjithsej.

Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 4,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në katërmujorin e parë të vitit 2022, aksidentet rrugore, në 13,3% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur me 39,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, thuhet në dokument. /monitor



1 Comment

  1. Jame ndakort qe jane ulur aksidente por ne shqiperi eshte ULUR NUMRI I NJERZE NE MOSHE E ECJES ME MAKINA KANE IKUR ATA SHUMICA ISHIN ATA QE ECNIN ME MAKINA NE SHQIPERI KA PLEQ DHE FEMIJE . PO BASHKIT QEVERIA NUK KANE FAJ FARE NE AKSIDENTE DHETEM SHOFERET ASFALTI I PRERE NE TERE SHQIPERIN PER TUBACIONE GROPA DEFORMIME RRUGESH PRA PERGJEGJESIA BIE MBI TE GJITHE JO VETEM MBI SHOFERIN KAPEMI PAS NJE AKSIDENTI QE NE FAKT SDUHET TE NDODH DHE U VERSULEMI SHOFEREVE SI ARMIQ PO BASHKIT QEVERIA CFAR BEJNE ME RRUGET ATA SDUHEN GJOBITUR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *