• |
ide | kryesore

Akuza nga Prishtina/ Rama- Vuçiç në shërbim të Rusisë me Ballkanin e Hapur

-Instant, Kryesore, Lajme



Në vend të një projekti përbashkues që synon t’i afrojë më pranë vendet e rajonit, Ballkani i Hapur sapo ka zyrtarizuar një ndarje dikur të paimagjinuar mes fqinjëve.

Në njërën anë të rreshtuar Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, përkatësisht Vuçiç, Rama dhe Kovaçevski që evokojnë të mirat dhe përfitimet e hapjes së kufijve.

Në anën tjetër Kosova dhe Mali i Zi, që përmes dyshes presidenciale Gjukanoviç-Osmani janë në aleancë kundër politikave të ngjizura nga Rama dhe Vuçiç.

Përplasja u përshkallëzua këtë të mërkurë në Prishtinë, kur presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ishte në sintoni me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani se nisma dublon rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe i hap rrugë ndikimit të Rusisë në rajon.

“Ballkani i Hapur është një inisiativë që rrodhi nga një moment depresioni që kaploi vendet e rajonit që menduan se është i pamundur integrimi europian dhe menduan se me ikjen e Merkel, integrimi europian është duke u shuar. Nuk mendoj se kjo është e saktë. Kemi një moment të mirë për integrimin”, ka thënë Gjukanoviç.

“Ballkani i Hapur unë mendoj që ka dëshmuar në muajt e fundit që do të rezultonte me hapjen e rajonit tonë për një ndikim më të madh të Rusisë dhe atë ne duhet ta ndalojmë me çdo kusht dhe në vend se ta përshpejtojë ecjen e shteteve tonë në BE do t’i vendoste ato në një paradhomë pritjeje dhe do ta zgjaste integrimin, që nuk është në interes të rajonit tonë” tha Osmani.

Akuzat për hapjen e dyerve të Rusisë në kulmin e konfliktit në Ukrainë, kur perëndimi po përpiqet të ruajë me vështirësi unitetin, ka ngacmuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Për Ramën, dy presidentët nuk kuptojnë. Sipas tij, nisma nxit paqen, bashkëpunimin dhe integrimin.

“Kushdo është kundër Ballkanit të Hapur është në të drejtën e vet që as mos të shohë, as mos të dëgjojë dhe as mos të kuptojë se kjo nisëm nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit! Ballkani i Hapur nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet dot” ka shkruar Rama, që më herët i ka quajtur konspiracione akuzat për ndikim nga Rusia.

Përplasja vjen pas disa deklaratave të kryeministrit të ri të Malit të Zi, Dritan Abazoviç që e sheh me pozitivitet Ballkanin e Hapur. Por Abazoviç e ka të pamundur të marrë vendim i vetëm, pasi qëndron në pushtet me votat e partisë Gjukanoviç.

Gjatë fushatës së zgjedhjeve, Rama u bëri thirrje shqiptarëve të votojnë partinë e Milo Gjukanoviç, por duket se marrëdhëniet tashmë kanë ndryshuar, për shkak të nismës që e afron atë me Vuçiçin. Serbia nuk iu bashkua sanksioneve ndaj Rusisë pas agresionit në Ukrainë, njësoj siç bënë vendet e Bashkimit Europian dhe SHBA. Me korridorin që ka mundësuar “Ballkani i Hapur” mallrat kanë një rrugë të lirë nga Rusia për në BE dhe e anasjellta.

Për herë të parë në këto 30 vjet, Shqipëria është e pozicionuar diametralisht kundër Kosovës dhe në përkrahje të Serbisë mbi një projekt të tillë.

“Ballkani i Hapur” është vazhdimësi e “mini-Shengenit” ballkanik, prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga drejtuesit e shteteve të Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë./Lapsi.al



11 Comments

  1. Citojme kete fraze nga shkrimi :”Për herë të parë në këto 30 vjet, Shqipëria është e pozicionuar diametralisht kundër Kosovës dhe në përkrahje të Serbisë mbi një projekt të tillë.” Edhe shoku Enver do ju falenderonte per kete paçevure shkrim!

    1. Në vazhdim të momentit të “astrit”:
      Ju të lapsit(A.B dhe Ar.Sh etj) të obsesuar dhe të frustuar keq ndaj E.Ramës bëni dhe sajoni gjithëfarëlloj komentesh dhe interpretimesh në media,veçanërisht në portalin tuaj për të nxjerrë keq kryeministrin e vëndit tuaj.Pra ky është i keqi,i ligu, tradhëtari.E besoj këtë që bëni ju se në përfundim më rezulton se jeni jo vetëm kazan(siç ju etiketon E.R),por jeni monstra të të keqes mediatike katundareske dhe shpirtligësisë njerëzore që ka përfshirë këtë atdheun tonë.Të tillë ju bën kompleksi i inferioritetit dhe ajo që keni krijuar në habitatin tuaj primitiv se gjithçka që nuk më shërben mua është armiku im.Ka shumë gjëra që nuk shkojnë me K/M por ama dhe ju nuk jeni zëdhënës të opinionit publik si pretendoni ju dhe ai kokël..ja i opinionit.

      1. O Vezhguesi, te kundershtoje Lapsi projektin evellazerimit me serbet(Open Ballkan) nuk qenka patriotizem por inferioritt sic thua ti, nderkohe te vrapoje Rama pas Serbise ( A thua se Serbia qenka Zvicra), dhe jo pas procesit te Berlinit (Europes dmth), nuk qenka inferioritet? Po ne 1990 pra para 22 vitesh shqiptaret ishin te varfer, akoma jo ne kontakt me njeri tjetrin por e donin shqiperine si gjithe Europa, kurse tani pas 22 vitesh te mos e duam Shqiperine si gjithe Europa por si Serbia? A jenin ne vete ju komentues qe prkrahni Ramen edhe kur ben tradheti?Perkrajeni ne gjera te tjera po te doni por jo edhe kur ben tradhti. Thuaj Rames, nuk ka asgje per te mos kuptu Vjosa Osmani apo ne te tjeret. Eshte shume shume e thjeshte. Proces i Berlinit qe perkrahet nga shumica e shqiptareve dhe nga miqte tane ,qe i ka te gjitha te mirat(te mirat sipas rames) Open Ballkan plus shume me shume, apo Open Ballkan, procesin e bashjkimit me serb0-ruset, ku patstaj do kemi dyndjen serbo-ruse ne bregdet,dhe ata pak shqiptare qe do mb eten do jene si te huaj ne vend te vet. Pse Rama insiston qe jo projektin e Berlinit por projektin serbo -rus.Eshte kaq e thjeshte dhe po na paraqitni si dicka qe spo e kuptojme ne, dhe jo Rama.Mire ai, se mund te jete paguar nga Vucici, po ju militantet pse e keni marre me kaq entuziazem a thua se Serbia do na beje Zvicer(kur per vete eshte shtet i falimentua)

  2. Berisha ngaqë është i përjashtuar vetë nga procesi, komplekson “kalamajtë” e tij, duke u thënë mos bëni gjë pa leje të “babait”, duke i akuzuar si tradhtarë.Shpellkare DumBabista te salihut te ngordhur

  3. Rama sic ia ka caktuar agjenden,Vucic, me duket se jo qe do vetem Oopen Ballkan, pra ta bashkoje Shqiperine me Serbine (kete shtet kriminal,te dalluar ne bote vetem per krime dhe per gjera te keqija,qe shume shpejte po nuk i zbatoi kerkesat e aleateve, do perballet me sanksione), por pervec kesaj, ai do qe ta ndaje Shqiperine Nga Kosova, sa me shume qe te mundet. A e keni pare, per here te pare iu propozua nga Akademia e Shkencave te shqiperise, nje nga kompanise me te madhe ne bote, qe ne listen e gjuheve shqipe, mos te jete vetem SHQIP(Albanian) por 3 gjuhe Shqip (Shqiperie), Shqip Kosove, Shqip Fyromi. Edhe nqs ka dalliem dialektore ne mes krahinash, si ne cdo shtet, gjuha letrare te pakten eshte e njejte, dhe pse iu be ky propozim(qe u be realitet) pa qene nevoja, pervec se per ta shtu ndarjen mes shqiptareve?Dhe gjithe kjo, akoma pa u realizu Minishengeni(qe sdo realizohet por e supozojme se i realizohet deshira Rames). Po mendojeni pak, po pasi te behet Minishengeni, si do rritet percarja me permasa stratosferike, se si do shtohen martesat me rracen e ndyre serbe, se si Zot ne Shqiperi,(sidomos ne bregdet )do jene kolonet serbo -ruse dhe jo venaliu, se si do rritet asimilimi, se si neser pasneser do drejtohemi drejt botes serbo ruse dhe jo amerikano-europiane , e mos te flasim per fermeret shqiptare qe ose do duhet te emigrojne ose te behen spiun te serbeve..I mendon keto ky Rama, apo ne fakt punon qe keto te ndodhin. JO OPen BAllkan, do apo sdo ai, dhe JO sepse sdo e lene te behet, ashtu sic nuk e kane lene deri sot, prandaj teriqu me mire vone se kurre

  4. Në një thes të zi, më thanë se kishin futur Arben Imamin, mikun tim dhe themelues i PD. E kishin tërhequr zvarrë drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës pa e ditur cili ishte brenda thesit; veçse ajo gjëja e zezë kullonte gjak. Benit i kishin thyer dhëmbë e nofulla e as njihej. As Ndre Legisi, një student i Dhjetorit e pastaj deputet në Kuvend, nuk njihej pasi ia shfytyruan fytyrë e trup. E hodhën për të vdekur në një kthinë rruge me baltë diku prapa Hotel Arbëria Nje shpellkar i salihut vendos mbiemrin kosovar se kujton se shpeton nga komentet

  5. Koqevaret harrojne qe idhulli i tyre Salih Berisha eshte agjent dhe dhenderr i sebise Mjaft se na cate karin me koqevaret Ata jane komb tjeter me flamur dhe himnin e tyre dhe sduhet lene te perzihen me punet e Shqiperise Fundi ata jane nje perzjerje turqish me sllavet dhe skane te bejne asgje me Shqiperine pervec se asaj gjuhe qe ngjason pak me shqipen po zoti e di se cfare gjuhe eshte Mjaft kemi zozrzope si Lapsi dhe maloket eqe po na cajne karin …..

    1. Ja dhe maqedonsi qe flet shqip se fati e ka lindur ne Shqiperi dhe jo ne FYROM, dhe i duket vetja tirons e bile merr rroga nga taksapaguesit shqiptar(perfshire nga “maloket” sic u thote), dhe nderkohe megjithese i zbritur nga malet maqedonase per vete, u thote me shume se gjysmes se shqiperise veriore (nga Tirana ne Shkoder), , malok dhe shpellare, dhe me e keqja kete propagande antishqiptare percarese, e ben nga zyrat shteterore qe paguhet nga keta shtetas shqiptare,qe ky derr,i ofendon,i shan, dhe u thote se ca jane. Kjo e ben edhe me te qarte se pse nuk duhet Open Ballkan dhe se kushe mbeshtet Open Ballkan, Pra embeshtet ai minoritet i paperfillshem(numerikisht) ssllav ne Shqiperi,qe u jane dhene me shume te drejta se meritojne,sepse duan qe pasi te behet Open Ballkan, ligjin ta bejne ata.
      Or sllav i ndyre, mbyll gojen, se mjafton te vertetohet dhe zbulohet qe je ai qe je, dhe nje nga “maloket”(malok kosove apo Shqiperie) te ben ushqim per derra. Kujdes me fjalet. Dhe ta them edhe njehere, edhe kur une vendos vete qe mos te komentoj me ketu, kur degjon kete gjuhen tende, me ben qe te rri akoma keshtu qe me kete gjuhe me detyron te bej te kunderten e asaj qe do. Mos perdor fjalen malok dhe shpellar, sllav i ndyre

  6. Komentuesi shqipfoles qe hiqet si shqiptar,(Ky,te pakten ky nuke shet nga sherbimet sekrete antikombetare, por per fat te keq flet nga zyrat shqiptare)
    Eshte vetem NJE derr , qe flet me shume emra; Pra, I paemer 17:44= Igli= Alidems=Kavajsi = Landi(njeri prej Landeve)= Tironsi(njeri prej Tironsave)=Interisti=Lapraksi etj etj. Shan Kosoven (nejse gjysma e te keqes), shan gjysmen e Shqiperise, dhe ushqehet nga leket e taksapaguesve te tyre. I duket vetja Tirons, megjithese sllav i ardhur ( qe sbehet dot kurre shqiptar, edhe po te doje), dhe u tregon “vendin” vendalive,”malokeve”(sic u thote), qe jo vetemi shan e ofendon, por merr rroga nga taksat e tyre, nderkohe ata shumicen i ka lene ne varferi ose si rruge te vetme u ka lene emigrimin. Ja pra keta e duan Minishengenin, dhe me keta i zevendeson “kosovaret” Rama,para se te dynden serbo-ruset. Tani vendoseni vete,se ndoshta une po behem i tepert me komente, a e doni kete lloj Open Ballkani apo jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *