• |
ide | kryesore

Alarm për bombë në një shkollë në Prishtinë, evakuohen nxënësit

Arkiva, Lajme, Të fundit

Alarm për bombë në Shkollën e Mesme “Xhevdet Doda” në Prishtinë. Alarmi, është dërguar përmes postës elektronike dhe kjo ka bërë që policia të evakuojë menjëherë nxënësit dhe personelin.


Lajmi ka gjetur konfirmon për mediat në Kosovë, nga zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.


“Sot rreth orës 11:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në shkollën ‘Xhevdet Doda’ në Prishtinë. Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike”, ka thënë Borovci.

Ai ka thënë se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën në atë zonë.

“Ndërkohë që në një perimetër të caktuar policia ka evakuuar nxënësit dhe personelin e shkollës, specialist të policisë po trajtojnë dhe verifikojnë informatën”, ka thënë Borovci.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.