Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj ka komentuar së fundmi pjesëmarrjen e Ronela Hajati në Eurovision 2022.
E ftuar në emision e Alketa Vejsiut “Në Kurthin e Piter Pan”, Albërie u shpreh se nëse Albani do të ishte ai që do të përfaqësonte Shqipërinë këtë vit të paktën do të arrinte në finalen e madhe.
“Janë dyndur portalet për diçka që nuk e kam thënë. Do ta them shumë sinqerisht mendimin tim. Albani, si pikë e parë, është nipi im, fëmija im. Ajo këngë u rrit në familje. Kam përshtypjen se po të kishte fituar Albani festivalin, të paktën do hynte në finale ”, u shpreh Hadërgjonaj.
Këngëtarja gjithashtu deklaroi se asnjëherë nuk ka qenë kudër Ronelës dhe se e vlerëson si artiste.
“Asnjëherë nuk kam qenë kundër Ronelës. Ronelën e vlerësoj shumë si artiste, unë e kam uruar dhe i uroj më të mirat e botës. Megjithatë, unë isha për Albanin”, tha ajo./Lapsi.al