• |
ide | kryesore

Arrestohet 57-vjeçari në Himarë, transportonte 5 emigrantë të paligjshëm

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
arrestohet-mashtruesi-n-euml-pej-euml-hd.jpg



Një 57-vjeçar është vënë pranga ditën e sotme në Himarë. Ky shtetas është arrestuar në flagrancë pasi transportonte 5 emigrantë të paligjshëm. Mësohet se 57-vjeçari G. A. është kapur në vendin e quajtur “Kthesa e Livadhit”, Himarë, duke transportuar 5 emigrantë që dyshohen se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në vendin tonë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Livadhi”. Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi G. A. alias G. A., 57 vjeç, banues në Tiranë dhe rezident në Angli, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Falsifikimi i dokumentave”.” – njofton policia.

Gjatë kontrollit, këtij shtetasi i janë gjetur dhe sekuestruar dokumente identifikimi, të dyshuara të falsifikuara. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *