• |
ide | kryesore

Atentat me armë në qendër të Sukthit, ekzekutohet një person

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
person së PD tritol



Kanë dalë detaje të reja nga ekzekutimi i mafioz i një 48-vjeçari në qendër të Sukthit. Policia tha se Arben Mërkuri i njohur edhe si Maneci u qëllua nga një person i paidentifikuar me breshëri kallashnikovi kur ai ndodhej në dyqanin e tij.

Për pasojë 48-vjeçari u plagos rëndë dhe si pasojë e plagëve ndërroi jetë në spitalin e Durrësit.

Forca të shumta të policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Viktima ishte me precedentë penalë në fushën e drogës. Ai ishte arrestuar në vitin 2018 për rrahjen e biznesmenit libanez Fadi Mitri. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *