• |
ide | kryesore

Autoboti përplaset me një makinë në Rrugën e Kombit, plagosen dy persona

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur rreth mesditës në Rrugën e Kombit, në të cilin një kamion autobot që transportonte naftë drejt Kosovës ka goditur nga pas një makinë me targa të Kosovës.

Si pasojë e kësaj përplasje të dy mjetet kanë humbur kontrollin dhe kanë dalë nga rruga. Autoboti ka devijuar duke dalë nga rruga rreth 100 metra larg nga vendi i aksidentit.

Fatmirësisht, drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjere në autoveturë, përkatësisht nënë e bijë morën dëmtime të lehta dhe u transportuan për në spitalin rajonal të Kukësit për ekzaminime dhe trajtime të nevojshme.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Paraprakisht mendohet qe aksidenti të jetë shkaktuar nga prania e lagështisë në rrugë, për shkak të reshjeve të shiut por edhe manovrat e gabuara të autoveturës gjatë parakalimit të autobotit.

Të dy mjetet janë me targa të Kosovës por edhe drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeret janë shtetas të Kosovës. Aksidenti ndodhi në fshatin Morin, rreth 500 metra larg doganës ndërsa mjetet po udhëtonin drejt Kosovës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *