• |
ide | kryesore

Berisha: Dy qëllimet e Serbisë me Ballkanin e Hapur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sali Berisha akuzoi Edi Ramën nga Berati se i shkon pas interesave Aleksandar Vuçiçit.

Berisha tha gjate nje takimi be Berat se Rama i thur hymne presidentit serb, ndërsa me rrëzimin e rezolutës për gjenocidin serb në Bosnje, turpëroi vendin. Për Ballkanin e Hapur tha se eshte nje projekt i Serbisë për të dalë në detin Adriatik si dhe për të dominuar rajonin.

“Pse ne të ndjekim vallen e tij? Pse ne të vendosim interesat tona? Europa ka krijuar një mekanizëm, Procesin e Berlinit, për të na tërhequr më afër. Jo, jo, thotë ky, Ballkani i Hapur. Jo, i thonë, Ballkani i Hapur nuk përshtatet me procesin e integrimit. E dini çfarë është Ballkani i hapur? Është projekti i Serbisë për të kundërbalancuar mosintegrimin e saj me një dominim të zonës dhe në radhë të parë, absolutisht, daljen e saj në Detin Adriatik. Nuk kam asgjë unë kundër qarkullimit të mallrave, apo shkarkimit të importeve serbe në portet shqiptare, jo, por jo në atë qëllim që kërkojnë ata. Jo, portet tona s’mund të jenë kurrë ashtu. Ata që dinë pak histori e kanë të qartë. Dy kanë qenë ambiciet më të mëdha imperiale ruse në Europë, Adriatiku dhe Dardanelet. Si mund të lidhemi ne me ata? U ndala këtu se në lojë është qenia jonë, në lojë është përfytyrimi ynë, në lojë është shkretimi ynë si komb. Por nëse ne na ikin çdo vit në 4 vite 530 mijë qytetarë, absolutisht shumica e tyre të rinj, ku është rinia për nesër? Nuk kemi të ardhme ne. Shto këtu borxhin që e rrit në mënyrë të tmerrshme dhe që sot fëmija që do të lindë pas 15-20 vitesh do të ketë një borxh 23 mijë euro për të paguar”, u shpreh Berisha.



2 Comments

  1. Μire qe eshte ky e na hap syt.
    Na tregon rrugen, nga duhet te vemi. Na jep shpres, na jep drit.
    Lum per ne qe te kemi. Se ti vec per ne mer frym e per ne jeton.
    Ti je i miri i botes dhe i ligu i shpis. Mos u mundo kaq shume per ne o i madhi sali. Kujdesu dhe per shpin tate. Se i ke len ne pik te hallit, per fajin ton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *