• |
ide | kryesore

Berisha: Rama i ka dhënë baxhanakut të tij 50 tendera

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sali Berisha e ka ndalur turin e tij të takimeve në Berat.  Gjatë fjalës së mbajtur para mbështetësve, ai sulmoi Ramën për shkelje të kushtetutës, pasi baxhanaku i tij tha Berisha, ka fituar mbi 50 tendera nga qeveria e tij.

Sipas Berishës, kushtetuta thotë në nënin 70 se ministri dhe familjarët e tij nuk mund të përfitojnë asnjë qindarkë nga pasuria publike e pushteti vendor apo lokal.

“Rama në çdo debat thotë se unë jam 2 metra i gjatë dhe ku mund të vjedh një i gjatë? Vjedh me firma ti mor zotëri dhe nuk vjedh në xhepa. Por vjedh me qindra e qindra milionë. Hajt na thuaj Rama se si e firmose ti me procedurë negociate të mbyllur tenderin e djegësave 430 milionë euro? A e di se ajo procedurë është e ndaluar me ligj, pasi është vjedhje.

Na thuaj zoti Rama si firmose ti të shpallësh burrin e ministres si investitor strategjik dhe ti japësh qindra mijëra metra në bregdet, kur kushtetuta thotë në nënin 70 se ministri dhe familjarët e tij nuk mund të përfitojnë asnjë qindarkë nga pasuria publike e pushteti vendor apo lokal. Po pse i bën ti këto, ti 2 metra i gjatë, ti vjedh me firmë nuk fut duar në xhepa. Po merr me konteinera e me çdo gjë.

Si ka mundësi që baxhanaku yt që është biznesmen që fiton 50 tendera derë para dy vitesh nga qeveria jote. Nga çdo definicion ai përjashtohet sepse nuk janë tenderat për familjarët e qeveritarëve. Si thua ti 2 metra i gjatë, në raportin e fundit, mbi 1 miliardë euro në tërësi për ndërtimet e tërmetit në tërësi të gjitha për qeveritarët dhe familjarët e tyre”, tha Berisha.



21 Comments

  1. Me duket pa kuptim te flasi nje person non grata si Berisha per afera politike kur i kane dal hapur te gjitha te palarat qe ka bere nder vite!

  2. Sikur te nxirrnit lajme qe te jen me interesante dhe te verteta qe te informohemi per problematika kryesore do ishte mire. Nderkoh ju merreni me kte kriminelin qe sdi cflet e vetem leh

  3. Po si vazhdon dhe flet ti o z sali berisha qe kur amerika te shpalli non grata qrsyeja e pare ishte se je i korruptuar

  4. Mendoj se duhet te nxirren lajme te sakta dhe jo vetem fjale. Nuk behet keshtu qe ne cdo lajm vetem shani qeverine pa lidhje

  5. Nje non grata akuzon , po kur ke qene ti ne pushtet kush e kishte gerdecin a nuk vdiqen gjihe ato persona atje , a nuk ishe ti ai qe ne luften e kosoves iu shisje nafte serbise , keto jane vetem fillimi z berisha se lista jote e krimeve fillon ket dhe mbaron ne amerike

    1. Ti je mashtrus ordiner qe vetem shpif.. harrove gerdecin e 21 janarin shume shpejt por populli nuk harron

  6. Po ti e skupidhje plak si ke goj tflasesh per ramen pa fakte i lsho ato fjalet si kau peles te flasim pak per ato te tuat meqe i kemi fakte mor hajdut vrases ordiner

  7. o sale tka zen vapa sdi car flet ke fillu ke koh kshu se po na ben derr derr, stmjaftoi ca i bere popullit per shum vite vazhdon akoma flet

  8. kto mediat i sugjeroj mos tmerren me me salen se atij i ka ik dita nongrata u shpall esht dhe krimineli me i madh i vendit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *