• |
ide | kryesore

Britney Spears reagon pas humbjes së fëmijës

-Instant, Paparazzi, Slider



Britney Spears po shërohet me ndihmën e muzikës pas abortit të saj, duke e përdorur atë si një “arratisje”.

Këngëtarja postoi një video në Instagram tduke kërcyer me “Halo” të Beyoncé.

“Padyshim që po kaloj diçka në jetën time për momentin… dhe muzika më ndihmon kaq shumë vetëm për të fituar njohuri dhe perspektivë.Jam mirënjohëse për këtë arratisje… kjo këngë është shumë shpirtërore dhe më pëlqen shumë të kërcej me të! E di që jam dramatike”  shkroi ajo në postim.

Spears u shpreh se çdo këngë që ajo kërcen i jep asaj “një ndjenjë ndryshe dhe një histori ndryshme për të treguar”.

Postimi në mediat sociale erdhi tre ditë pasi Spears zbuloi se ajo kishte humbur fëmijën.

“Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë se kemi humbur fëmijën tonë të mrekullueshëm në fillim të shtatzënisë”, zbuloi Britney dhe i fejuari i saj, Sam Asghari.

“Kjo është një kohë shkatërruese për çdo prind. Ndoshta duhet të prisnim dhe mos të tregonim,” vazhdoi çifti. “Megjithatë, ne ishim tepër të emocionuar për të ndarë lajmin e mirë. … Ne do të vazhdojmë të përpiqemi të zgjerojmë familjen tonë të bukur.”

Artistja, e cila ndan djemtë Sean Preston, 16 dhe Jayden James, 15, me ish-bashkëshortin Kevin Federline, zbuloi lajmin e shtatzënisë në prill./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *