• |
ide | kryesore

Detaji që zbuloi kreu i SPAK: 80% të rasteve që kemi në dorë nuk e dinë se janë nën hetim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i SPAK Arben Kraja deklaroi në Komisionin për Integrimin Europian se 80% e rasteve që prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kanë në dorë nuk janë në dijeni se po hetohen.

Kraja deklaroi se gjatë vitit 2021 dhe në fillim të vitit 2022 vijojnë hetime për persona me funksione të larta shtetërore, megjithatë nuk pranoi të japë emra konkretë.

“Kjo është e shkruar në ligj unë do respektoj ligjin që keni miratuar ju. Ne i jemi referuar gjithmonë zbatimit të rekomandimeve për vitin 2021. Rekomandimet janë dhënë në tetor dhe dhjetor për fushën e prokurorisë kundër korrupsionit. Gjatë vitit 2021 dhe fillimit të këtij viti janë kryer hetimet dhe po hetohen persona me funksione të larta shtetërore.

SPAK ka në fokusin e saj zbatimin e rekomandimeve. Po të referohemi më saktësisht në rekomandime thuhet se duhen garantuar zbatimi i ligjit. Jemi munduar të kryejmë sa më shumë hetime. Kemi bashkëpunuar me struktura ligjzbatuese brenda vendit.

Koncepti i hetimit proaktiv nuk është vetëm fillimi i hetimit kryesisht por që ti të hetosh pa e ditur tjetri që po hetohet. 80% e rasteve që kemi në dorë janë hetime proaktive. Në mënyrë të detajuar unë i kam dhënë shifrat. Janë dërguar për gjykim 11 procedime penale. SPAK dhe Prokuroria e Hetimit janë të përkushtuar për të hetuar çdo rast”, tha Kraja.



10 Comments

  1. Po nuk denuat ministra , kryetar e ish kryetar bashkish eshte e kot . Pastaj mbas tyre duhen proçeduar e derguar tek vendi i qenit nje sere cironkash qe firmosin symbyllur ose per nje sufllaqe .

  2. Filloni arrestimet. Nuk na intereson se jan majtas apo djathtas. Kush ka ber pislliqe, te vej te veni.
    Boll me kete situat as mish as peshk. Po nuk u futen kokat e medha, te vegjlit marin guxim.

  3. pa sekuestro pronash, llogarish bankare te tyre dhe te familjareve, asgje sdo kete rrezultat, se i kane kthyer ne prona te tyret qe nga shkollat, spitalet, plazhet, minierat, sheshet, lulishtet, pyjet, bujesine, madje dhe diellin ne Tirane duke e betonizuar dite pas dite deri ne barbari, alla-subvencionet e bujqesise, deri te ujin, naften, transportin deri te trotuaret,

  4. Tirana Haleja e madhe ku dhjesin BETON ne menyre barbare te gjithe Oligarket thotë:

    pa sekuestro pronash, llogarish bankare te tyre dhe te familjareve, asgje sdo kete rrezultat, se i kane kthyer ne prona te tyret qe nga shkollat, spitalet, plazhet, minierat, sheshet, lulishtet, pyjet, bujesine, madje dhe diellin ne Tirane duke e betonizuar dite pas dite deri ne barbari, alla-subvencionet e bujqesise, deri te ujin, naften, transportin deri te trotuaret,

  5. Ca dmth qe personi nuk e di qe po hetohet???
    Ne momentin qe regjistrohet kallezim per ate person , ai duhet te njoftohet. Edhe pa u marre i pandehur sepse duhet te kete mundesi te njihet me faktet dhe te kerkoje te paraqese interesin e tij gjate hetimit te tij.

    Sepse kur shkojne ne gjykate shume ceshtje kthehen mbrapsht per plotesim veprimesh

    Heto ke te duash por jo ti fusesh ne gracke apo tu mohosh tw drejtat.

    Pa as.me voglin dyshim kjo deklarate eshte per efekt misteri dhe tutje, pra ne po ku u hetojme frikesohuni ju o te paudhe dhe ju popull vezhderr

    Ne fakt spaku po u ha mutin te gjithe veprave penale madhire nga incenretoret.tek ppp tek twatri dosjet 184 te zgjedhjeve , hashashizimit te shqiperise etj etj etj

    Marrin nga 5 milione lwke ne muaj te bejne deklarata te tipit kujdes se po ju hetojme pa e ditur ju!!!
    Me shume denoi gjykatat e 2005 2006 me prokurore te tipit ina rama topi sesa olsiani dhe aspaku i arben krajes nga 2018 ne 2022

    Legena komplet

  6. Po hetoni???? Kush po heton è ke po hetojne. GENJESHTRA, GENJESHTRA. Po tallin m…. me ne. Pa dhene urdher Rama, as A. Kraja e as O. Cela nuk punojne kalojne kohen duke luajtur ne kompjuter e duke mbushur xhepat. Eh sa mire me qene prokuror apo gjyqtare ne Shqiperi. Eurot rrjedhin lume.

  7. Pse duhet ta dine se kush po hetohet? nese nuk denoni ata qe jane per te denuar do ta shihni se do perfundoni vete ne qelite e tyre . o vilni o mbani koshat , varet nga ju .

  8. Sali Berisha për të krijuar një takim me zotin Pompeo gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, madje dhe spontanisht në korridoret e hotel Mak-Albania (ish-Sheraton).

    I njëjti burim konfirmon se ekipet e sigurisë janë njoftuar për këtë fakt dhe janë njohur me fotografinë e Berishës për të parandaluar prezencën e këtij personi në mjediset ku do të ndodhej zoti Pompeo.Salihu dhe likja duhet te jene te paret,por ti spiuni i sigurimit nuk ke bythe ti hetosh keta kriminele qe kane vrare popull

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *