• |
ide | kryesore

Europa League, finalja e parë e UEFA-s: Në Sevilje, Eintracht i pamundur kundër kurajozëve Rangers

-Instant, F1, Sport



Finalja e parë Europiane do të vihet në skenë në Estadio Ramon Sanchez Pizjuan në Sevilje. Eintracht Frankfurt dhe Rangers do të përballen për të rrëmbyer lavdinë kontinentale nw aktin e fundit të Europa League sonte në mbrëmje. Skuadra e Giovanni van Bronckhorst mori më të mirën ndaj Leipzig, në gjysmëfinale, për të rezervuar vendin e tyre në një ngjarje historike, ndërsa gjermanët shkatërruan ëndrrën e West Ham United.

EINTRACHT FRANKFURT
Frankfurt ka kaluar me sukses 12 ndeshje të Europa League pa humbje këtë sezon gjatë rrugës për në finalen e tyre të tretë evropiane. Vetëm dy skuadra kanë fituar ndonjëherë Europa League, duke mbetur të pamposhtur në proces – pas Villarreal dhe Chelsea. Nw fakt, askush nuk është përballur me Eintracht Frankfurt në Europe League këtë sezon dhe ka dalë në krahun fitues: as Real Betis, as West Ham United, madje as Barcelona nuk kanë mundur të përballojnë epërsinë e skuadrës së Oliver Glasner. Pasi i dha fund shpresave të favoritëve të turneut, katalanasve të Xavit, Frankfurt udhëtoi në kryeqytetin anglez duke marrë një sukses 2-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj West Ham, përpara se të kompletonte misionin në Deutsche Bank Park. Në formatin actual të turneut, Frankfurt kishte arritur vetëm deri në gjysmëfinale të Europe League përpara se të eliminohej nga Chelsea, fitues i trofeut në 2018-19, por gjatë kohës së Kupës UEFA, Die Adler mposhti Borussia Monchengladbach në finalen e vitit 1980 për të vënë kurorën e tyre të vetme kontinentale deri më sot.

FORMACIONI I EINTRACHT
I goditur nga një mungesë e madhe në mbrojtje në ndeshjen e dytë gjysmëfinale kundër west Hamit, Frankfurt humbi Martin Hinteregger për një problem në munskujt e kofshës, që pritet ta mbajë jashtë fushës për disa muaj austriakun. Gjermanët u tronditën më tepër kur Evan Ndicka u largua me një problem të dukshëm muskulor në barazimin e fundit me Mainz, megjithëse tërheqja e 22-vjeçarit u raportua se ishte një masë paraprake. Si rezultat, Ndicka duhet të jetë gati për t’u rreshtuar në 3-4-2-1 të Frankfurtit në Sevilje, ku Glasner me siguri do të jetë pa shërbimet e Diant Ramaj, por Jesper Lindstrom dhe Danny da Costa po luftojnë për t’u paraqitur titullarë.

Formacioni i mundshëm i Eintracht Frankfurt:
Trapp; Toure, Ndicka, Tuta; Knauff, Sow, Rode, Kostic; Kamada, Hauge; Borre

RANGERS
Giovanni Van Bronckhorst ka krijuar besim për këtë përballje, pasi Rangers kapërceu deficitin 1-0 kundër Leipzig në ndeshjen e dytë gjysmëfinale dhe e bëri me stil. Nuk mund të kishte mënyrë më të mirë për Rangers për të festuar 150-vjetorin e tyre sesa me një trofe të dytë evropian, në përpjekjen e tyre të gjashtë, me katër nga finalet e mëparshme kontinentale – përfshirë Kupën UEFA 2007-08 – ku u detyruan të kënaqeshin me vendin e dytë, pasi kishin fituar Kupën e Kupave në 1971-72. Ëndrra për rikthimin te titulli në Premier League në Skoci nuk u realizua për skuadrën e Van Bronckhorst, por Rangers i pret gjithashtu finalja e Kupës fundjavën e ardhshme dhe aty Van Bronchorst dëshiron të shkojë me statusin e një kampioni europian.

FORMACIONI I RANGERS
Nuk ka asgjë për të bërë për dyshen e Rangers, Filip Helander dhe Alfredo Morelos, pasi ata do të zënë vendin e tyre jashtë fushës për shkak të dëmtimit, ndërsa Ianis Hagi së fundmi shijoi rikthimin, por nuk është regjistruar për të luajtur. Kemar Roofe po përpiqet jashtëzakonisht shumë për t’u përfshirë dhe Van Bronckhorst – i cili bëri jo më pak se 10 ndryshime në fundjavë – ka njoftuar se sulmuesi do të jetë gati për të luajtur në finale. Joe Aribo dhe Ryan Jack të dy u larguan nga fusha me dëmtime në ndeshjen e dytë kundër Leipzig, por ata janë gati për finalen, pasi Van Bronckhorst përgatitet të rithërrasë të gjithë armët e tij të forta për 11-shen e parë.

Formacioni i mundshëm i Rangers:
McGregor; Tavernier, Goldson, Bassey, Barisic; Kamara, Lundstram, Jack; Kent, Aribo, Wright

PRECEDENTËT
Finalja e së mërkurës nuk do të jetë takimi i parë mes Frankfurtit dhe Rangers në kompeticionet evropiane, me të dyja skuadrat që kanë përplasur brirët në gjysmëfinalen e Kupës Evropiane 1959-60.

Rangers arriti të kalonte në avantazh në pjesën e parë në Deutsche Bank Park por u barazua në 1-1 përpara se të shkonte në pushim. Frankfurt i copëtoi ata në të dytën për të fituar një avantazh 6-1 përpara se të vizitonte Ibrox.

Në një tjetër ndeshje spektakolare për neutralët, Frankfurt fitoi 6-3 për të kaluar në finale me një sukses të përgjithshëm 12-4, por skuadra gjermane u shkatërrua shpejt 7-3 nga Real Madrid në finale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *