• |
ide | kryesore

Habit eurodeputeti irlandez/ Mban fjalim në Strasburg me fanelën e Shqipërisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një moment i veçantë ka ndodhur gjatë seancës së Parlamentit Europian këtë të mërkurë. Eurodeputeti irlandez Ciaran Cuffe ka mbajtur një fjalim i veshur me fanellën e kombëtares shqiptare.

Gjatë fjalës së tij, ai tha se Shqipëria ka bërë progres në proceset integruese dhe theksoi se ka ardhur momenti që të hapen menjëherë negociatat për anëtarësim në BE.

“Lufta në Ukrainë na tregoi, se paqja është e brishtë. Në vitet 90, vendet e Ballkanit Perëndimor na e rikujtuan këtë. Nuk duhet të harrojmë kurrë, se vetëm përmes dialogut, mund të kapërcejmë urrejtjen, dhunën dhe përplasjet midis kombeve.

Bashkimi Europian është një forum për shtet anëtare për të gjetur kompromise përmes fjalëve dhe jo armëve. Duke pushtuar Ukrainën, Rusia sfidoi këto vlera themelore. Vendet e Ballkanit Perëndimor ndajnë me ne këto vlera, por spektri i luftës rëndon mbi rajonin.

Unë kam qenë në Shqipëri së fundmi, siç mund ta shihni dhe pashë për herë të parë zhgënjimin në rritje me procesin e integrimit europian. Shqipëria ka bërë përpjekje të mëdha ndaj ne duhet të hapim menjëherë negociatat e anëtarësimit.

Nëse nuk e bëjmë jo vetëm që ne nuk do jemi në lartësinë e përgjegjësive tona, por ne rrezikojmë që të rrisim ndërhyrjen e atyre që përdhosin vlerat tona”, – tha Cuffe. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. I ka lëshuar ramëbushtra ndonjë nga ato skllavet e haremgoverrnos.
    Siç ja pasoi ninistreshen bjonde sexy kurvarit pepino sorekës.
    I i ka dhënë ndonje qese me mall kolombie që në surrelistan ka me tonë…
    Atere pse mos të lehi ky kelti i djegur me madh të përzier në irlandë.
    Edhe vrimë të nxehtë haremi…
    Edhe madhi saade.
    Festë e paparë.

  2. O cufe kur e pe progresin, mbas vizes se 5? A po qe se progres quhet vjedhja me ppp ose me ligje, ne rregull. Te cafte ronela ty!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *