• |
ide | kryesore

Jill Biden dhe Selena Gomez sëbashku për një kauzë të veçantë

-Instant, Arkiva, Paparazzi, Slider



Jill Biden po bashkohet me Selena Gomez për një kauzë të veçantë! Zonja e Parë dhe këngëtarja do të marrin pjesë në Forumin e Veprimit për Shëndetin Mendor Rinor, i cili do zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë.
Forumi dy ditor do të fillojë të mërkurën, i udhëhequr nga “MTV Entertainment” dhe Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, duke sjellë më shumë se 30 aktivistë dhe krijues për të përhapur ndërgjegjësimin për rëndësinë e prioritizimit të shëndetit mendor tek të rinjtë.
Forumi do të përfshijë gjithashtu këshilltaren e politikave Susan Rice, kirurgun e përgjithshëm Vivek Murthy, pasi qëllimi i tij kryesor është “të sjellë kulturën nga ndërgjegjësimi në veprim në shëndetin mendor përmes tregimit dhe medias”.
Selena, e cila kohët e fundit drejtoi Saturday Night Live dhe tregoi anën e saj personale në mënyrën më gazmore, njihet për të qenë e hapur për vështirësitë e saj. Gomez flet për të gjitha përfshirë problemet e shëndetit mendor, duke ndarë vazhdimisht udhëtimin e saj me fansat dhe ndjekësit. Ajo gjithashtu i motivon ata duke zbuluar metodat që kanë funksionuar për gjatë gjithë karrierës së saj të suksesshme në industri.

“Unë vetë kam ndarë historinë time për udhëtimin tim të shëndetit mendor dhe thjesht kam lexuar shumë, mendoj se sa thellë po preket mendërisht ky vend”, tha këngëtarja më parë në vitin 2020 në një video, së cilës iu bashkua Kamala Harris. “Kam pasur shumë ëndrra për krijimin e vendeve ku njerëzit mund të shkojnë”, tha Selena në atë kohë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *