• |
ide | kryesore

Mazhoranca bie dakord/ Në tre raundet e para kandidati për president propozohet vetëm nga opozita

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas disa orësh diskutimesh para kamerave, një ditë pas një takimi kokë më kokë në kryesinë e Kuvendit, 4 grupet parlamentare kanë arritur marrëveshjen se si do të zhvillohen raundet e ardhshme për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Mazhoranca ka rënë dakord me draftin e kreut të Grupit Parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj, për kushtet dhe kriteret për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës.

Kjo do të thotë se në tre raundet e para, ekskluzivitetin për të propozuar kandidatë do ta ketë vetëm opozita dhe më pas në të katërtin e të pestin mazhoranca mund të shohë nëse do që të bëjë propozime.

Pjesë e diskutimit:

Balla: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju, ne nuk po propozojmë deri në raundin e tretë. Bëni si ta doni ju. Mos harroni nëse doni të konsultoni ndonjë emër me ne na njoftoni kur. Nëse doni të ecni në mënyrë ekskluzive, atëherë ramë dakord, pranohet dokumenti juaj deri në raundin e tretë. Në raundin e katërt e ka thënë Kushtetuta si zgjidhet, ratë dakord? Një po, një kundra, miratohet.

 

 

Alibeaj: Po, pranojmë, por ki parasysh. Çdo shkelje siç e ke lexuar, e këtyre rregullave është shkelje e marrëveshjes.



18 Comments

  1. Duan te na shesin absurdin per mrekulli .
    Nuk e di pse Alibeaj kercen vallen qe duan mavite?
    Kujtojne se kane ne dore shpirterat e Shqiptareve kur nuk kane te tyrin.
    Vetem forca bene fajde me keta plehra

  2. TI TRAJTOSH SHIPTARET SI COPA MISHI ME DY SY SEPSE KE MARRE CA VOTA ESHTE E PATOLERUESHME . NDRYSHONI KUSHTETUTEN , GJITHÇA TE SHKOJE NE DORE TE SOVRANIT POPULL DHE JO TE HAJNAT E POLITIKES SHTERP .

  3. Shume mire te pakten duket qe ps nuk e ka te domosdoshme se kush hap raundet por thjesht do qe ai qe do shkoj n postin e presidentit te jete njeri i punes dhe i denje

  4. Mazhoranca ka frymen e bashkepunimit dhe per kete arsye nuk e ka problem se nga cila ane do te propozohet emri i presidentit

  5. po normale sepse mazhoranca ska ne plan te therret per dicka te tille.Mazhoranca eshte veper e punes dhe bashkepunimit

  6. Jam shume e sigurt se z. Rama do te beje zgjedhjen e duhur lidhur me kete teme pasi zgjedhjet presidenciale jane shume te rendesishme. Duket se PS interesohet vetem qe postin e presidentit ta zere nje person i denje per popullin dhe nuk merren me llafe te kota si partite e tjera.

  7. Uroj dhe shpresoj te bejne zgjedhjen e duhur dhe kete post ta marre dikush qe eshte i denje dhe i zoti ndryshe nga Iliri qe nuk ber asgje per kete popull

  8. Mazhoranca po kerkon ka kohe bashkpunim dhe po tregon qe eshte e gatshme. Besoj se presidenti i ardhshme do jete i denje per ate post

  9. Mundesi me te madhe sec ju kane dhene nuk mund te jepet me , se kur keni qene ju ne pushtet as me sy nuk donit ti shihnit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *