• |
ide | kryesore

Pogba, Di Maria e… Perisic: Juventus, revolucion për titullin kampion

-Instant, Sport

Pasi mbylli me vështirësi si pozitiv një sezon që nuk mund të jetë pozitiv, Juventus është gati të rimarrë një rol si një protagonist i madh dhe po përgatitet për një verë shumë të nxehtë në merkato. Pas dy vitesh, aspak sipas pritshmërive, bardhezinjtë kthehen në origjinë dhe braktisin linjën “të rinj dhe premtues” për t’u ripërkushtuar te lojtarët e kompletuar, me peshë ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, të aftë për t’i dhënë grupit të Max Allegrit një kapërcim në kualitet. Cështja është shumë e thjeshtë: te Juve kanë vënë re distancën që në këtë moment i ndan nga Milani dhe Interi dhe duan të mbushin boshllëkun me një goditje të vetme për të provuar të fitojnë sërish.

Prej ditësh është rihapur një kanal kontaktues, asnjëherë i mbyllur, me Paul Pogba, që e shndërroi nga një ëndërr në një objektiv të arritshëm. Francezi, i cili do të largohet nga Manchester, mbetet shumë i lidhur me Juventusin e tij dhe vazhdon t’u japë përparësi bardhezinjve, por negociatat nuk janë të lehta. Pavarësisht mohimeve të Arrivabene, bisedimet me menaxheren e tij janë të vazhdueshme dhe është në një farë mënyre vetëm një çështje përafrimi për të bindur Pogba të preferojë një ofertë inferiore ndaj asaj që PSG-së – që do t’i garantonte atij pagën aktuale, shumë të lartë – për tu bërë pjesë e projektit të Juventusit dhe duke e ditur mirë se, në këtë projekt, vendi i tij do të ishte absolutisht qendror.


Dy emrat e tjerë të mëdhenj kanë të bëjnë me rolin e sulmuesit anësor. Di Maria, për të cilin u fol për herë të parë një muaj më parë, është bërë një objektiv konkret. Në Francë e japin marrëveshjen si fakt, në realitet palët janë afër, por akordi ende nuk është arritur. Problemet janë në thelb dy: i pari ka të bëjë me pagën, me bardhezinjtë që ofrojnë 7.5 kundrejt një kërkese prej 9. E dyta, disi e lidhur me të parën, ka të bëjë me kohëzgjatjen e kontratës. Juventus ka vënë në tavolinë një kontratë dyvjeçare, një kontratë minimale për të përfituar nga Dekreti i Rritjes duke ulur shpenzimet, ndërsa argjentinasi ka shpjeguar vazhdimisht se dëshiron të luajë vetëm një vit më shumë në Evropë – me synim Botërorin – dhe më pas të kthehet në Argjentinë për të mbyllur karrierën. Në çdo rast, diskutimet janë më se të hapura dhe ndjesia është se në fund mund të gjendet një zgjidhje.

Në fund Ivan Perisic, papritur kthehet në merkato me deklaratat e kroatit pas suksesit, pikërisht ndaj Juves, në finalen e Kupës së Italisë. Bardhezinjtë do të ishin të lumtur t’i rrëmbenin Interit Ivanin e Tmerrshëm, por klubi zikaltër nuk e ka lënë ende të lirë. Kontrata e Perisic është pranë skadimit, ndaj bëhet fjalë për gjetjen e akordit të duhur për rinovimin, duke shmangur “grabitjen” e bardhezinjve. Palët, megjithatë, janë ende larg: Marotta i ka ofruar kroatit 4.5 milionë plus bonuse në sezon, Juve ka shkuar në gjashtë. Ky një milion e gjysmë, sot, bën të gjithë ndryshimin e botës mbi të gjitha, sepse anësori i Inzaghit e ka bërë atë një çështje parimore. Pas një sezoni në super formë, ai dëshiron një pagë në lartësinë e duhur. Cilido ekip që do tia ofrojë. Interi është i paralajmëruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.