• |
ide | kryesore

Policia jep detaje për vrasjen në Sukth/ 48-vjeçari u vra në dyqanin e tij

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia dha detaje për ngjarjen e rëndë të ekzekutimit me armë të një 48-vjeçari në qendër të Sukthit.

Forcat e rendit thanë se një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri automatik, në drejtim të dyqanit të Arben Mërkurit, 48 vjeç.

Për pasojë ai u plagos në gjendje të rëndë dhe si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për te bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Viktima ishte me precedentë penalë në fushën e drogës. Ai ishte arrestuar në vitin 2018 për rrahjen e biznesmenit libanez Faadi Mitri. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *