• |
ide | kryesore

Presidenti i ri/ Mazhorancë-opozitë ulen në negociata para kamerave

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Maxhoranca dhe opozita janë ulur sot për herë të parë në prani të mediave për të diskutuar për kreun e ri të shtetit. Bisedimet kanë nisur pak pas orës 10:00 në Kryesinë e Kuvendit në prani të kamerave, ashtu sikurse kërkoi Enkelejd Alibeaj një ditë më parë. Ndërkohë, që raundi i parë dështoi pa asnjë emër të propozuar, pritet që sot në tryezë të hidhen kandidatët e mundshëm për postin e kryetarit të shtetit.

Diskutimi:

Taulant Balla: Të themi dhe ne këndvështrimet tona mbi dokumentin. Grupi parlamentar i PD ka prezantuar një dokument për procesin e zgjedhjes së Presidentit. Në konferencën e Kryetarëve dje unë kam kërkuar zotit Alibeaj që dakord ta fillojmë diskutimin te ky dokument që nga ky kushti që vetëm si është shprehur këtu që vetëm opozita parlamentare ka të drejtën të propozojë 4 kandidatë është kusht që ne nuk e pranojmë.

Alibeaj: Nuk ka më mirë se për një process kaq të rëndësishëm ata që janë të interesuar duhet të dinë se si zhvillohet ky process, mbi cfarë piketash, mbi çfarë vlerash. Kushtetuta parashikon që në 3 raundet e para Presidenti duhet të zgjidhet me 84 vota. Për këdo është e qartë që kushtetutëbërësi në 1998 ka menduar që kreu i shtetit, i pari i shqiptarëve, ai që simbolizon unitetin e popullit do të duhet në çdo rast të ketë një mbështetje konsensuale.



1 Comment

  1. Presidentin e ka ne xhep Rama, si cdo institucion tjeter, por “shfaqja duhet te vazhdoje”….Ky eshte edhe titulli i nje muzik holli te bukur qe shqiptaret e njohin nga televizioni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *