• |
ide | kryesore

Qeveria shpall ditë pushimi zyrtar 25 majin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Data 25 maj është caktuar me vendim qeverie ditë pushimi zyrtar, për të gjitha institucionet publike të qarkut të Tiranës.

“Sot qeveria mori vendimin që datën 25 ta shpallë si ditë pushimi për të gjithë institucionet publike që janë pjesë e qarkut të Tiranës pra do jetë ditë pushimi për gjithë zyrtarët publikë të qarkut Tiranë” – njoftoi ministri Bledi Çuçi.

“Kjo masë merret ne vijim të masave për të organizuar në mënyrë sa më shembullore një nga eventet më të mëdha qe i a ndodhur Shqiperise, sic është finalja e konferencës së Ligës Evropiane ku ne presim që të kemi një fluks njerëzish që do vijnë jo vetëm nga Italia dhe Hollanda.

Deri tani kemi pritshmëri e interes nga gati 5-6 herë më shumë njerëz për bileta se sa ka kapacitet stadiumi “Air Albania”.

Po marrim masat që të jetë një ditë feste për të gjithë, jo vetëm sportdashësit italianë”, tha ministri Çuçi.



21 Comments

    1. Shum lajm i mire. Pervec pushimit gjeja me e bukur do jete pjesa qe sdo kete makina dhe kho esht per tu vleresuar

  1. “Deri tani kemi pritshmëri e interes nga gati 5-6 herë më shumë njerëz për bileta se sa ka kapacitet stadiumi “Air Albania” – thote ministri. E shikon sa me shume para do fitonte Shqiperia vetem ne nje dite, po te ndertohej stadiumi me i madh? Dhe duke e shumezuar me shume dite te tjera te ngjashme, do e nxirrte investimin e bere ne te, ne pak vite, dhe pastaj kalonte ne fitim ekstra. Gabim u be qe u lane aq pak ulese, gabim do behet edhe ne Prishtine nqs stadiumi i ri do jete me me pak se 40 000 ulese. Ne shqiptaret,per disa pika kyce,duhet te bejme investim afatgjate, dhe duhet te mendojme(dhe punojme) qe do na shtohet popullsia dhe jo te pajtohemi me faktin qe po zvogelohemi.

  2. Nje lajm shume i mire ky z. Kryeminister. Keshtu do mund te shijohet kjo ndeshje e mrekullueshme nga te gjithe.

  3. Ka kezet se do ta shohim kte ndeshje rehat , se fundja eshte hera e pare qe behet nje ndeshje e tille ne shqiperi 👏🏻

  4. Injoranca e ketij brezit gjoja te ri të le gojëhapur. Keta nuk dine qe ne Shqiperi kane ardhur ekipe si Holanda e Gjermania ne ndeshje me kombetaren tone dinjitoze, madje vite para 1990-es.

    Ky aktivitet ku jemi vetem fushe e merren ca para nuk ben asnje pershtypje ne bote, ndersa stadiumi yne si sfinks as nuk te hyn ne sy para Benfikes, Sportingut etj ne Portugali dhe jo më ata në vende të tjera të fuqishme ekonomikisht.

    Gjithsesi, pushimi në 25 maj në fshatin “Dembelhane” ka gjalleruar “bishtin e kavallit “në Europe.

  5. shtet karagjoz kur ske takat me mbajt rend i kruhet dhe organizo evente jashte mundesive te veta paralizo jeten e 1 miljon banorve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *