• |
ide | kryesore

“Rama i dashuruar me Mourinhon, Tirana super”: Kumbulla i tregon Romës çdo të gjejë në Tiranë

-Instant, Sport

Mbrojtësi i Romës dhe kombëtares shqiptare Marash Kumbulla është intervistuar nga Corriere dello Sport në lidhje me reflektimin e tij mbi finalen e Conference League të javës së ardhshme në atdheun e tij. 22-vjeçari e cilësoi përballjen e javës së ardhshme në Tiranë kundër Feyenoord si “një ëndërr e bërë realitet”, pasi me Romën synon të kapë trofeun e parë europian.


“Po ju them sinqerisht: mezi po pres”, filloi Kumbulla.

“Kur mësova në fillim të sezonit se finalja e Conference League do të luhej në Tiranë, e bëra menjëherë një objektiv, në mendjen time, arritjen e saj”.

“Për dikë si unë, i lindur në Itali, nga një familje shqiptare, m’u duk si shenjë fati. Për fat të mirë ëndrrat bëhen realitet. Dhe tani na takon ne që ta përfundojmë punën duke mposhtur Feyenoord, edhe pse nuk do të jetë e lehtë”.

Ai vazhdoi, “Sigurisht që jam i emocionuar veçanërisht pasi përjetova Olimpicon këtë sezon, ishte i jashtëzakonshëm. Ne kemi një grup unik tifozësh, për të cilët jemi mirënjohës dhe për shkak të tyre kemi një motivim shtesë.”

“Fatkeqësisht jo të gjithë do të mund të shkojnë në Tiranë me ne. Siç e dini, stadiumi në të cilin do të luajmë është një impiant shumë modern, i stilit anglez me tribuna shumë afër fushës, perfekt për futboll.”

Duke shtuar, “Tirana është gjithashtu një qytet i mrekullueshëm, investimet e huaja shqiptare e kanë bërë realisht të rritet vitet e fundit. Për shqiptarët, kjo finale është një rast i madh dhe jam i sigurt se do të japin një mirëseardhje shembullore.”

“Ata kanë krijuar një lidhje solide me italianët për shkak të mënyrës se si ishin të mirëpritur në vendin tuaj/tonin shumë vite më parë. E them kështu sepse ndihem edhe shqiptar edhe italian, familja ime dhe unë jemi trajtuar jashtëzakonisht mirë që nga dita e parë kur prindërit e mi mbërritën në Peschiera del Garda në kërkim të punës.”

“Përveç tifozëve të Feyenoord që me të drejtë do të mbështesin ekipin e tyre, ne do të kemi një pjesë të madhe të turmës në anën tonë. Edhe kryeministri ynë (Edi Rama) është i dashuruar me Mourinhon dhe tashmë ka filluar të përgatitet për ndeshjen në rrjetet sociale, madje ka postuar një foto të një shalli të Romës brenda stadiumit.”

“Për mua është nder dhe përgjegjësi e madhe të përfaqësoj kombin tim për një ngjarje kaq të rëndësishme. Shpresoj të jem gjithmonë një shembull i mirë për fëmijët e shumtë shqiptarë që kanë emigruar jashtë vendit si unë dhe po përpiqen të krijojnë rrugën dhe karrierën e tyre.”

“Do të ishte mirë të luaja në këtë ndeshje, do të gënjeja nëse do të thoja të kundërtën, qoftë edhe për disa minuta. Por vendimi përfundimtar i takon trajnerit dhe na takon ne të respektojmë gjithmonë zgjedhjet e tij.”

Së fundi, “Nëse nuk dal në fushë, do të bëj tifo nga pankina, është një meritë për Mourinhon që ka forcuar një grup shumë solid djemsh, ku askush nuk ndihet i përjashtuar”.

“Të gjithë kanë kontribuar këtë sezon dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë nga ndeshja e së premtes kundër Torinos deri në javën e ardhshme në Tiranë. Ne kemi luajtur shumë ndeshje këtë sezon, por kemi ende energji për të bërë një shtytje të fundit”.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.