• |
ide | kryesore

Rama këmbëngul: “Ballkani i hapur” nuk ndalet dot

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se “Ballkani i hapur nuk do të ndalet”. Rama shkruan në Twitter se kushdo që është kundër Ballkanit të Hapur është në të drejtën e vet, por se kjo nismë nxit paqen dhe përshpejton Procesin e Berlinit

“Kushdo është kundër Ballkanit të Hapur është në të drejtën e vet që as mos të shohë, as mos të dëgjojë dhe as mos të kuptojë se kjo nismë nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit!

Ballkani i Hapur nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet dot”, – shkruan Rama që mesa duket i është përgjigjur deklaratave të Presidentit të Malit të Zi Milo Gjukanoviç i cili u shpreh qartë gjatë vizitës në Kosovë se ishte kundër nismës që tashmë mbështetet edhe nga kryeministri Dritan Abazovic.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, sot në një konferencë për media theksuan se Procesi i Berlinit është iniciativa për bashkëpunim ku duhet të fokusohet Ballkani Perëndimor dhe jo “Open Balkan”. ©LAPSI.al

Rama Twitter



14 Comments

  1. Flet me gjuhen e Baton tradhetarit.
    Ndajne aferat treshe.
    Si punonjesja e bashkise Tirane Valbona mis Selimllari qe shumefishoi cmimin e vajit olim. Me ke i ndan pisllekun. Sigurisht me Ramen e Veliajn. Gjynah per kete popull. Zoti i vrafte keta te pangopur.

    1. Pikerisht se s ka me lulin. Ben keshtu. Me salen fshin bolet rama. Sa te ket salen perball, rama behet 80 vjec kryeminister.
      Ju mendohuni se si do ta hiqni saliun mbas zgjedhjeve te 2025.
      Se ai nuk iken me. Se dihet kenga qe do kendoj pas zgjedhjeve, na vodhen na vodhen…. Oboo

      1. Po o patronazhist po, se ska me Lulin ben kshu se po te kishte Lulin s’ja mbante Ramazanit te bente keshtu:). A po jua ndjen bytha lageshtiren o shoke patronazhiste qe duhet te mesoni noj zanat tjeter se nuk shtuhet jeta “patronazhist” gjithmone. Xoni, po e mbylli kete mandat, mire per ju se mund te zhdepeni ne sufllaqe per 12 vite tashme. Pastaj, do jeni ne periz, e mbase do jete dhe me mire per ju se mund te mesoni ndonje profesion tjeter e do jetoni me mire dhe me me dinitet e personalitet sesa ti lepini bythen nje skizofreni.

  2. Ballkani i hapur merr fund nese Europa ia ve kembet ne nje kepuce Vucicit dhe Aleks Sorrosit, “alt left”.

    Sigurisht kjo nuk eshte e lehte dhe as e afert, por e sigurte. Ne te kundert BE nuk e ka te gjate…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *