• |
ide | kryesore

SHBA teston një armë hipersonike

-Instant, Arkiva, Planet
Koreja



Komanda e Forcave Ajrore të SHBA-së njoftoi se ka testuar një armë hipersonike që arrin pesë herë shpejtësinë e zërit.

“Një avion Stratofortress i tipit B-52H i Forcave Ajrore të SHBA-së lëshoi ​​me sukses një armë të reagimit të shpejtë të lëshuar nga ajri, AGM-183A (ARRW), në brigjet e Kalifornisë Jugore më 14 maj”, thuhet në një deklaratë me shkrim nga Forcat Ajrore.

Në deklaratë theksohet se përshpejtuesi është shkrepur menjëherë pasi arma ka dalë nga avioni dhe se ka shfaqur veçori hipersonike duke arritur pesë herë mbi shpejtësinë e zërit.

Komanda amerikane tha se testi ka pasur sukses të madh.

Arma në fjalë është zhvilluar nga ”Lockheed Martin” dhe është projektuar për të goditur objektivat me shpejtësi të madhe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *