• |
ide | kryesore

Shkarkohet gjyqtarja e ‘tik tok’ Enkeleda Kapedani

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjyqtarja e Elbasanit, e pezulluar nga KLGJ për 6 muaj pas disa videove të publikuara në Tik-Tok, Enkeleda Kapedani është shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Kapedani është hetuar në të tri kriteret, ndërsa i janë kërkuar shpjegime për disa transaksione. Prej janarit të këtij viti gjyqtarja ishte e pezulluar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Gjyqtarja nuk ka qenë e pranishme në sallë kur u dha vendimi, i cili ishte në unanimitet të plotë nga anëtarët e vettingut.

Kujtojmë se Enkeleda Kapedani pushtoi rrjetet sociale, pas publikimit të disa videove që ajo hidhte në Tik Tok, ndërsa sfilonte në zyrën e saj.  Gjyqtarja asokohe pranoi shkeljen disiplinore dhe shprehu pendesë për veprimet e saj brenda institucionit të gjykatës, ndërkohë ILD vendosi ta pezullojë atë nga detyra për 6 muaj, ku Kapedani do të merrte një pagë minimale.

 



5 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *