• |
ide | kryesore

SKEDA/ Nga rrahja e libanezit Faadi Mitri në Lalz tek vrasja e “Manecit” të Sukthit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



48-vjeçari Arben Mërkuri (Ismaili) që u ekzekutua nga persona të paidentifikuar mbrëmjen e së mërkurës në dyqanin e tij në qendër të Sukthit ishte një person me një dosje konsiderueshme në polici.

Ai ka qenë i dyshuar, ndaluar, shoqëruar dhe për një sërë ngjarjesh kriminale. Në zonë dhe rrethet shoqërore njihej me nofkën “Maneci” i Sukthit.

Mërkuri rezulton të jetë person me precedentë penalë kryesisht në fushën e narkotikëve. Ai ishte një nga 3 personat që u arrestuar për rrahjen e biznesmenit libanez në Durrës, Faadi Mitri në 2016-ën. Për këtë ngjarje Mërkuri u shoqërua bashkë me Landi Muharremin (Rrumi i Shijakut) dhe Skënder Krajën.

Ai kishte precedent penalë, është hetuar për trafik droge e krime kundër personit, por nuk ka pasur asnjë dënim. Mërkuri dyshohet se ishte pjesë e një grupi kriminal të njohur në zonë dhe se larja e hesapeve është një nga pistat ku po hetohet. 

Sukthi është rrethuar nga forca të shumta policie, por rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Kontrolle po ushtrohen edhe në hyrje të Tiranës, pasi ka dyshime të forta që ekzekutorët janë nisur drejt kryeqytetit pas vrasjes. ©LAPSI.al



14 Comments

  1. “Manecet” e Shqiperise jane aq budallenj e pa nivel sa mendojne qe mund te rrahin nje miliarder apo te vrasin trafikante droge dhe pastaj tia hedhin paq thjesht se policia shqiptare “nuk gjen dot prova”

  2. E kane vrare vete ata qe e kane paguar per krimet qe ka bere. Njesoj si Enver Stafuken komando vrasese me rroba policie vazhdon spastrimet me urdher te shefit te madh!

  3. Ku eshte shteti ????????????????????? Ku jan 1.000.000 shumplakat ???????? Ku emigracion dhe pallate shum ???????? Ku policia dhe prokuroria se bashku me gjykatat ??????? Ku non grada dhe Florini ??????Ku 1dekat dhe HORRORR ? Hallall kush eshte tregu i shkathet e ka hy ne sistem , si psh SHUKRIU ME BREKT E GRISME TER MUT QE DO ENE PIDH . PS: partia serbe ashtu partia sociliste me falni se u ngatrrova(rilindja) KU ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *