• |
ide | kryesore

Suedia dhe Finlanda në NATO/ A do votojë Rama kundër Erdogan?

-Instant, Kryesore



Sa herë që Erdogan vihet përballë perëndimit, Tirana zyrtare gjendet në vështirësi. Kështu mund të ndodhë edhe këtë herë pas kërkesës zyrtare të Suedisë dhe Finlandës për të hequr dorë nga neutraliteti i tyre dhe për tu bërë anëtare të NATO-s, pas agresionit rus në Ukrainë.

Mirëpo kërkesa e dy vendeve të Evropës Veriore është bllokuar nga vetoja e Turqisë kur dihet se për një antarësim të ri në Aleancën Atlantike duhet të japin miratimin e tyre të 30 vendet anëtare.

Deri më tani Ankaraja ka refuzuar ta bëjë këtë me pretendimin se të dy shtetet mbështesin terroristët separatistë kurdë të lëvizjes së Abdullah Oçalanit.

Lexo me tej:

Analiza/ Ku po e çon vendin lidhja okulte Rama- Erdogan?

“Si mundemi t’u besojmë atyre? », pyeti Erdogan të hënën 16 maj në Ankara duke shtuar: “Asnjë nga këto vende nuk ka një qëndrim të qartë dhe të hapur ndaj organizatave terroriste. (…) Ata lejojnë që në parlamentin e tyre të flasin terrorristët».
Që të premten, Ankaraja kishte deklaruar se do të bllokonte zgjerimin e NATO-s ndaj këtyre vendeve duke vendosur dy kushte. Së pari Stokholmi dhe Helsinki duhet të ndalojë strehimin dhe mbrojtjen e aktivistëve refugjatë kurdë të lidhur me Partinë Punëtore të Kurdistanit (PKK), e klasifikuar si organizatë terroriste nga BE dhe Shtetet e Bashkuara. Ankaraja ka kërkuar ekstradimin e më shumë se tridhjetë militantëve të dyshuar të PKK që jetojnë në Finlandë dhe Suedi.

Një kërkesë tjetër e Ankarasë është ajo e pezullimit të masave të marra ndaj Turqisë, për të mos i shitur armë këtij vendi që pas kërkesave të ardhura nga Stokholmi dhe Helsinki që nga koha e sulmeve mbi kurdët e Sirisë veriore. Në një takim të NATO-s në Berlin, të dielën, shefi i diplomacisë turke, Mevlüt Çavusoglu, saktësoi se diskutimet kanë përparuar me Finlandën, por se Suedia vazhdon të jetë “provokuese”. 

Ndoshta duke iu trembur një ndikimi të Edi Ramës nga vëllai i tij Erdogan ambasadorja e Suedisë, Elsa Hastad (foto poshte) u takua me kryeministrin tonë në 16 maj dhe shpalli të martën në një konferencë shtypi se kishte marrë miratimin e tij.

Ambasadorja suedeze Elsa Hastad dhe kryeministri Edi Rama

“Dje u takova me kryeministrin Rama dhe zonjën Olta Xhaçka. Të dy më garantuan se do mbështesin Suedinë në procesin e saj në NATO. Kjo është ditë historike, për ne dhe NATO. Suedia është e përgatitur për gjithçka. Ajo që presim më tepër në çështjen e sulmeve, janë më tepër sulme kibernetike apo të dezinformimit, me qëllim destabilizimin e Suedisë. Ne po e ndihmojnë Shqipërinë shumë. Suedia po aplikon për anëtarësi në NATO dhe Shqipëria ka aspirata për BE. Suedia po e ndihmon Shqipërinë në Bruksel, në organet e BE dhe me fonde”, tha Hastad. Ndoshta ky publikim u bë pasi në dy raste të tjera, një votim për Palestinën në OKB dhe një në Këshillin e Europës kundër burgosjes së mecenit Turk Osman Kavala, nga regjimi i Erdogan, Shqipëria ka njësuar votën me autokratin turku kundër vendeve perendimore.

Dosja Kavala/“Halli” që e vuri Ramën ndërmjet Sorosit dhe Erdoganit

Edhe në këtë rast dyshimi ekziston ndonëse deri më tani presidenti turk nuk ka shprehur ndonjë kërkesë publike ndaj Ramës dhe Shqipërisë.

©Lapsi.al 



15 Comments

  1. Sa pyetje e mire. Se u mesua Rama si palaco, e dredh here andej here kendej.Sic ia kerkojne miqte e tij Vucici dhe Erdo

  2. Erdogan po ben te njejtin shantazh qe na bejn disa vende te BE ne per te hyre ne Europe. Si Nato e BE jan kthyer ne pazare ne dem te vendeve qe kerkojne te aderohen. Per te hyre ne Nato, Shqiperia kishte kunder Greqine e u desh marreveshja e detit qe Greqia te votonte “Pro”…. kshuqe Shqiperia ben mire qe voton pro (tek e fundit jemi ne ne Nato qe skemi as kepuce per ushtaret e jo me Suedia me Finlanden)

  3. GJERAT DUHEN PARE ME QETESI DHE NISUR JO NGA EMOCIONET E AS SUBJEKTIVIZMAT, FANATIZMAT DHE INATET QE SHPREHEN EDHE ME FJALE JO TE DENJA PER NJE NJERI QE ARSYETON ME INTELEKT. Rama NUK BESOJ SE MUND TE GABOJE NE KETE RAST, PASI dhe cilido kryeminister i shqiperise do votonte pro antaresimit te suedise e finlandes ne nato. turqia ka ankesat e veta te drejta se perderisa NATO eshte organizate sigurie, ajo eshte per te gjitha shtetet njesoj, dhe kur suedia strehon terroriste si pkk kurde qe e njohin si terroriste edhe be edhe shba nuk ka pse suedia e finlanda te sillen kundra.TURQIA ESHTE SUPERSHTET DHE KERKON RECIPROCITET, ASHTU SIKURSE EDHE SHQIPERIA QE ZHVILLON MARREDHENIE BARAZIE E RECIPROCITETI ME SHTET E TJERA. NESE SUEDIA APO FINLANDA DO TE MBANIN NDONJE AGJENDE QE DEMTON INTERESAT E SHQIPERISE ATEHERE SHQIPERIA DO TE KUNDERVEPRONTE , POR EDHE DO TE KERKONTE ALEATE KU TE ARGUMENTONTE REAGIMIN , ASHTU SIKURSE ESHTE DHE VEPRON NORMALISHT EDHE TURQIA PER NTERESAT E SAJ, ASHTU SIKURSE P.SH. EDHE SHBA QE SHPALL PERSONA “NON GRATA” EDHE INDIVIDE QE CENOJNE SIGURINE E SHBA.

    1. Sali Berisha për të krijuar një takim me zotin Pompeo gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, madje dhe spontanisht në korridoret e hotel Mak-Albania (ish-Sheraton).

      I njëjti burim konfirmon se ekipet e sigurisë janë njoftuar për këtë fakt dhe janë njohur me fotografinë e Berishës për të parandaluar prezencën e këtij personi në mjediset ku do të ndodhej zoti Pompeo.

        1. Andi një pyetje për ty:Si po shkon jeta juaj private?
          Më konkretisht djali që keni me E.B. ju njeh për baba dhe si janë raportet tuaja?
          Për të qënë transparentë jo për gjë tjetër!

  4. Pesha e Ketij Koqes ne NATO eshte sa e nje gjinkalle maje pemes kundrejt nje orkestre simfonike

  5. Berisha ngaqë është i përjashtuar vetë nga procesi, komplekson “kalamajtë” e tij, duke u thënë mos bëni gjë pa leje të “babait”, duke i akuzuar si tradhtarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *