• |
ide | kryesore

Tjetër incident me autobusët/ I shkëputet goma në mes të kryqëzimit te “21 dhjetori”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një tjetër urban ka pësuar defekt në Tiranë, duke u bërë shkak për bllokimin e trafikut në zonën e “21 Dhjetorit”.  Mësohet se urbani i linjës “Uzina Dinamo – Qendër – Sharrë” ka pësuar një dëmtim dhe i është shkëputur goma në mes të kryqëzimit. Një automjet që ka qenë pranë autobusit është dëmtuar, për shkak të shkëputjes së njërës prej gomave të pasme dopio të autobusit. Për fat të mirë, nuk raportohet për lëndime një njerëz.

Ndërkohë trafiku është bllokuar duke shkaktuar rradhë të gjata. Ky është një tjetër rast i përsëritur brenda pak ditësh, ku autobusët e transportit urban përfshihen në incidente.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *